Dy djemtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, bënë një apel emocionues për kthimin e trupit të babait të tyre, në intervistën e tyre të parë pas ngjarjes. Djemtë e gazetarit, Salah dhe Abdullah Khashoggi, në një intervistë për CNN rëfyen se kanë kaluar një javë ankthi dhe pasigurie pas vdekjes së babait të tyre.
“Unë me të vërtetë shpresoj që çdo gjë që ndodhi nuk ishte e dhimbshme për të, uroj të ketë pasur një vdekje të qetë. Gjithçka që duam tani është ta varrosim babain tonë në Medinë (Arabinë Saudite) me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam folur për këtë me autoritetet saudite dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti", deklaruan djemtë e gazetarit.
Autoritetet në Turqi deklaruan se janë ende në kërkim të trupit të gazetarit Khashaggi, pasi dyshohet se trupi është shpërbërë në acid. Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar editoriale për “Ëashington Post”, hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, por nuk doli më prej andej.