GJIROKASTER - Pas deklaratave fyese të partisë nacionaliste greke "Agimi i Artë " ndaj shqiptarëve, nuk kanë munguar reagimet e përfaqësuesve të forumeve të ndryshme patriotike në jug të vendit.
Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” si kundërpërgjigje ka djegur në mënyrë simbolike flamurin e partisë nacionaliste greke në qendër të qyteteve të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Delvinës dhe Sarandës.
“Njëzëri i drejtohemi Agimit të Artë, që shqiptari jo vetëm flet në mes të shesheve, por edhe vepron si dikur kapedanët e Labërisë dhe të Gjirokastrës, që i keni quajtur kaçakë, ndaj çapaçulëve të Agimit të Artë mos tu shkojë mëndja të shkelin në këto anë se i njëjti fat i pret.”
Djemtë e Gjirokastrës, kanë ecur edhe më tej ku pas fqinjëve jugorë, ata kanë kërcënuar hapur edhe fqinjët veriorë. Një grup prej disa dhjetëra anëtarë të këtij forumi do të shkojnë vullnetarisht në Preshevë në momentin kur Policia e Serbisë, do të tentojë, të vë dorë mbi memorialin e dëshmorëve të UCPMB.
“Ne jemi në krah të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës dhe në rast se Serbia do të lapidarin e dëshmorëve 100 djem nga jugu do të nisen drejt Preshevës”, u shpreh njëri prej anëtarëve të “Djemve të Gjirokastrës”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Agimi i Artë: Skënderbeu është grek