'Djemtë e Harvardit' fitojnë zgjedhjet në Bullgari, krijuan partinë vetëm dy muaj më parë

Kiril Petkov dhe Assen Wassilew, dy të diplomuar në Harvard kanë dalë fitues të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari.  Lufta kundër korrupsionit dhe reformat e thella në sektorin kyç ishin premtime e tyre gjatë fushës dhe që i dhanë fitoren e zgjedhjeve partisë 'ne vazhdojmë ndryshimin' e krijuar vetëm dy muaj më parë në muajin shtator, pas protestave masive kundr korrupsionit. Ajo ka marrë 25.3 % të votave, ndërsa me 22.4 % të votave renditet partia e GERB-i i Borissovit

Formimi i qeverisë së re do të jetë i vështirë, ndërsa Kiril Petkov tha se do të dialogojnë për krijimin e nj koalicioni qeverisës.

“Ne do të hyjmë në dialog për negociatat e koalicionit me të gjitha partitë, përveç GERB-it [partia e ish-kryeministrit Boiko Borisov] dhe DPS-së [partia e pakicës turke]”, tha Kiril Petkov

Sipas të gjitha parashikimeve dhe rezultateve paraprake, Petkov dhe kolegu i tij, Asen Vasilev, arritën një fitore befasuese në zgjedhjet parlamentare dhe tani janë kandidatët më premtues për postin e kryeministrit.

“Partnerët tanë të natyrshëm janë Bullgaria Demokratike, BSP [Partia Socialiste Bullgare; shënimi i redaktorit] dhe ‘Ka një popull të tillë’. Qëllimet dhe parimet themelore të tyre janë në përputhje me tonat: të luftojmë korrupsionin dhe të zëvendësojmë prokurorin e përgjithshëm si fillim i funksionimit të sistemit gjyqësor”, vazhdoi Petkov.

“Djemtë nga Harvardi”, siç quhen në mediat bullgare, kishin qenë pjesë e qeverisë tranzitore pas zgjedhjeve të prillit 2021.  

Zgjedhjet e 14 nëntorit ishin të tretat zgjedhje parlamentare të këtij viti. Në prill, GERB-i i Borissovit, nuk arriti të formonte një qeverinë, sepse partitë e tjera refuzuan. Në korrik, populistët e “Ka një popull të tillë” besonin se mund të qeverisnin pa një partner koalicioni, por pa sukses.

As Petkov dhe Vasilev nuk do ta kenë të lehtë të formojnë qeveri. Edhe pse votuesit bullgarë kanë votuar edhe një herë kundër rikthimit të Boiko Borisovit në pushtet, sërish nuk kanë dhënë një shumicë të qartë qeveritare.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja