Novak Djokoviç arriti që të fitonte titullin e parë “Grand Slam” të vitit 2013 në Australi.

Numri një i botës mposhti rivalin britanik Andi Murray, respektivisht me sete 6-7, 7-6, 6-3, 6-2

Djokoviç humbi setin e parë të ndeshjes me “tie-break”, por fitoi të dytin përsëri me “tie-break”. Serbi bëri diferencën në dy setet e tjerë, duke fituar 6-3, 6-2 dhe mposhtur britanikun.

Djokoviç e ka fituar katër herë turneun e "Australia Open", në karrierë ka fituar edhe nga një herë në “US Open” dhe “Wimbledon”, ndërsa në “Roland Garros” ka mbërritur deri në finale.