Do bëhej presidente? Topalli për Report Tv: S'i dua pozicionet komode! Jam njeri i sfidave

Nuk e ka menduar kurrë që të bëhet presidente evendit, edhe pse emri i saj është laruar shumë! Kjo sepse për Jozefina Topallin ky është një pozicion komod, dhe ajo nuk e kërkon nga vetja një gjë të tillë. Topalli shpehet se ajo është një njeri i sfidave.

Sa herë që është diskutuar një dorëheqje e mundshme e zotit Ilir Meta, apo edhe më herët, emri juaj është lakuar si Presidente e Shqipërisë. Përtej probabilitetit për të qenë diçka e realizuar apo jo, ju e keni si një dëshirë apo ambicie personale që të jeni kryetare e shtetit shqiptar?

Asnjëherë s’e kam pasur. Dhe fakti që jemi këtu ku jemi sot, tregon edhe një herë sesa false dhe të pabazuara kanë qenë shpifjet gjatë kësaj periudhe.

Pra, nuk ka pasur asnjë komunikim disi zyrtar, p.sh. me përfaqësues të qeverisë?

Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam dëshiruar, nuk kam menduar për një pozicion i cili nuk ka asnjë kompetencë. Mua më pëlqejnë betejat. Unë jam kjo që jam, në beteja. Nuk më pëlqejnë pozicionet komode. Edhe kësaj radhe unë ika nga pozicioni komod i të qenit afër familjes, mgjithëse ishte një dashuri e madhe ajo që kam kaluar gjatë kësaj periudhe sepse kam pasur mundësinë të rrija më shumë me familjen time, për t’u hedhur në një betejë që është e vështirë por që ia vlen ta bësh sepse në fund të fundit, unë jam optimiste për atë çfarë do të ndodhë më 25 prill.


Lajmi kryesor:

Topalli për Report Tv: Në 25 prill do garoj në Tiranë! Partia ime, një lëvizje proteste kundër Bashës, Ramës e Metës! Çfarë më tha Yuri Kim në takimin që patëm


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja