TIRANË- Një informacion që nuk duhej thënë në Komisionin Hetimor, e aq më tepër i pamjaftueshëm për të marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, është konsideruar nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklarata e Metës se më 8 qershor do digjet Kuvendi. Në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Klosi tha se argument i tillë nuk qëndron për të legjitimuar vendimin e shtyrjes së 30 qershorit, teksa ka ngritur dyshime për vërtetësinë e tij.
Përballë gazetarit Denis Minga, Klosi, duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të kreut të shtetit, tha se do e këshillonte Metën që të mos e thoshte në Komisionin Hetimor një informacion të tillë, pasi sipas tij në protestat e opozitës ka pasur disa herë tentativa të tillë, por godina është mbrojtur nga policia.
"Nuk e lidh dot djegien e parlamentin me shtyrjen e zgjedhjeve. Këtu do i thoja "jo". Nuk duhet ta kishte thënë këtë. Rreziku për parlamentin ka qenë. Nëse policia nuk do ishte treguar e vendosur për ta mbrojtur, edhe mund ta kishin djegur më parë në protestat e kaluar. Sigurisht duhej bërë një akt vandalizmi që të diskutohet, se kështu do mbetej në vëmendje të njerëzve. Institucioni kryesor që furnizon me informacione që vijnë me rrugë sekrete është SHISH, por këtë informacion mund ta ketë edhe policia, apo Bashkia, por informacioni nuk është trajtuar si duhet. Informacioni duhej shfrytëzuar për t'i dalë Zot të keqes, që të merreshin masa. Nuk dëgjova se Meta e ka çuar gjëkundi këtë informacion, nuk kam dëgjuar të ishte thënë një gjë e tillë. S'është ndonjë gjë sekrete, nuk të detyron njeri që të thuash burimin, por u tha vonë. Më mirë do thosha po të isha këshilltar "Mos e thuaj, përmend të gjitha informacionet e tjera, po jo këtë". Edhe nëse do digjej, do bëhet një tjetër më i mirë. Doli shumë vonë dhe ngre dyshim. Kush e di njeri tjetër këtë informacion përveç Metës?", tha Klosi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54%
-
Jo
39.2%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 1560
Lajme të tjera
-
Rrëfimi ndryshe i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-s! Kishte qejf të dukej para të huajve
19 Shkurt, 20:04
-
‘Gërdeci’, Fatos Klosi në Report Tv: Shkëlzen Berisha, ndërmjetës dhe përfitues! Arben Meçe: I ngarkuari nga babai i tij, të gjitha gjurmët të çojnë te ai
9 Shkurt, 21:18
-
Fatos Klosi: Saliu i apasionuar pas kaosit, në 11 shkurt mund të ketë përplasje
7 Shkurt, 13:12
-
Dosja e McGonigal/ Debate në ‘Repolitix’! Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cenuar siguria kombëtare
1 Shkurt, 22:36
-
21 janari/ Ish-kreu i SHISH në Report Tv: Berisha donte të vrarë, ngjarja ishte programuar! Kallëzimi në SPAK duhej të ishte bërë më parë
24 Janar, 13:25
-
Fatos Klosi: Pse gjyqtarët po e zvarrisin gjyqin për vulën e PD, kjo është kleçka që i druhet PS për të kërkuar hapjen e dosjes së Ilir Metës
30 Dhjetor 2022, 14:46
-
Ndryshimi i strategjisë së Berishës/ Baçi: Kryefjalë do jenë edhe protestat! Klosi: Lidhet me dështmin e 6 dhjetorit, kishte shumë pak njerëz
20 Dhjetor 2022, 22:43
-
Protesta e Berishës më 6 dhjetor/ Analisti Poli Hoxha: Kërkon vëmendjen e mediave ndërkombëtare! Klosi: Ajo që do të bëjë do jetë në kundërshtim me të gjitha masat
1 Dhjetor 2022, 14:06
-
Fatos Klosi: Zgjedhja e datës 6 dhjetor për protestën ka qëllime dashakeqëse, e njohin shumë mirë dy vende të mëdha se kush është Berisha
30 Nëntor 2022, 13:35
-
Protesta e Berishës/ Gjikondi: Zero ndikim! Klosi: S'rrihen njerëzit të bëhet ai kryeministër! Baçi: E duam edhe pse 'Non Grata', Alibeaj bashkëpunon me Ramën
9 Nëntor 2022, 22:30
-
Fatos Klosi: Koha që SPAK të hapë dosjet e bujshme, ja si Berisha mashtroi me gjyqin ndaj Blinken dhe pse SHBA e Britania kanë prova ndaj tij
19 Tetor 2022, 13:46
-
Fatos Klosi demaskon Sali Berishën: Ja si i zhduku dosjet nga arkiva e SHISH, ka qenë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe UDB
8 Gusht 2022, 13:05
Po ca sekreti eshte bre se sngeli njeri pa e marr vesh qe erdhen ca bythrrjep nga kosova me pi kafe. Sikur vetem nji here ta krruanin dhe mavi do shkonin. I pruni Zeni nga kontigjenti pro serb dhe kjo ishte sajesa qe do i jepte ktij delenxhiu preteksin. Lojra te tipit te Beridhes se Meta breket nuk lidh dot pa urdher.
PërgjigjuKlosit i paska ngelur qefi qe Meta se paska marre keshilltar... dhe paska inat me keshilltarin Shaqiri qe ka keshilluar Meten. Tani si del hesapi: Klosi 4 vite kreu i Shik , Bahriu 7 apo 8, cili nga keta ia fut pordhes!?
Përgjigju