'12 vite burg për Tahirin'/ Klosi: Është kokë turku mbi akuza absurde, precedent i rrezikshëm

TIRANË- Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i ka cilësuar si absurde dhe false, akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga, Klosi tha se mbi Tahirin mund të rëndojnë akuza nga më të ndryshmet, madje edhe ajo që gjatë drejtimit të tij në Ministrinë e Brendshme u kanabizua Shqipëria, por kurrsesi "pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal". Në "45 minuta", ish-kreu i SHISH tha se akuzat ndaj tij janë komplet false, që mund të krijonin një precedent shumë të rrezikshëm.

"Është gjetur një kokë turku, ka probleme të veta, por jo për ato që akuzohet. Ka qenë ministër i Brendshëm. Në periudhën që ka qenë ai, Shqipëria u kanabizua. Policia ka bërë hapa nën drejtimin e tij, por fakti që u kanabizua Shqipëri, është përgjegjësi e tij e madhe. Sa i takon akuzës pjesëmarrje në grupet kriminale, më duket absurde që në pak telefonata të përgjuara, nga disa horra që mburren me emrin e tij të kërkohet 12 vite burg, pastaj me gjykim të shkurtuar 8 vite.  Është një precedent i rrezikshëm. Akuzat ndaj tij është false komplet", tha Klosi.

Seanca ku do të merret vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myrto: 14/09/2019 03:07

    Z KLOSI JA FUTE KOT RAMA ESHTE KRYEMINISTER I DY QEVERIVE QEVERIJA PARE ESHTE ASHTU SIC E NJEH POPULLI DHE QEVERIJAE DITE ESHTE QEVERIA E BIZNESIT TE LIGJSHEM DHE TE PA LIGJSHEM MINISTRI TAHIRI ISHTE MINISTRI I TRANSPORTEVE TE LENDEVE NARKOTIKE KESHTU QE U ZBULUA DHE TANI DO TA PAGUAJ MEBURG E NJEJTA GJE ESHTE ME DAKON DAKO ESHTE MINISTRI I ELEKTORATIT DETYRAE TJE ESHTE SIGURIMI I VOTAVE AHMETAJ GJIKNURI DHE SHUME MINISTRA TE TJERE TE RILINDJES VAZHDONE VJEDHIN DHE KRIMINELE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje