Nga data 3 deri më 11 prill në kryeqytetin e Rusisë do të zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes ku sportistët e kombëtares shqiptare jo rrallherë kanë nderuar përfaqësuesen me medalje. Në prag të këtij kompeticioni Erkand Qerimaj thotë për ‘Report Tv’ se ka peng dëmtimin që pësoi në shkurt në kampionatin kombëtar.
“Faktikisht unë kam punuar një vit për këtë garë, por më penalizoi kjo periudhë në kampionatin kombëtar sepse dëmtova brrylin për shkak të pedanës. Pra për shkak të Kushteve. Do doja ta kisha patur atë provë që arrita,”-u shpreh ai.
Më tej Qerimaj refuzoi të pohonte se në këtë kampionat Europian synimi do të jetë një nga medaljet.
“Në kampionatin Europian shpresoj të jem mirë, të jap më të mirën time dhe të kem mundësinë të bëj garë,”-deklaroi peshëngritësi.
Kampionati Europian në Moskë vlen edhe për kualifikueset e Lojrave Olimpike. Edhe pse është një objektiv i vështirë Qerimaj shprehet se do ta provojë.
“Është një objektiv i vështirë, pasi lufton e gjithë bota. Për ne që të krahasohemi me superfuqi botërore siç janë Amerika, Kina dhe Rusia është e vështirë. Gjithsesi shpresojmë që t’ia arrijmë,”-tha Qerimaj.
Përveç kampionatin Europian dhe Lojrave Olimpike peshëngritësit shqiptar këtë vit do të impenjohen edhe në Botëror.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor, 17:54
-
VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni
1 Nëntor, 13:29
-
Humbi Evropianin për shkak fondesh, kampionia 16-vjeçare për Report TV: Jam e mërzitur, s’është hera e parë
31 Tetor, 14:04
-
FOTO EKSKLUZIVE/ Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret
30 Tetor, 11:46
-
Një ditë në fshatin e shtangistëve! Leonard Toska: Numërojmë 83 medalje, kohën e lirë merrem me ullinjtë dhe bletari
24 Tetor, 08:10
-
Peshëngritësi Ertjan Kofsha, medalje bronzi në Spanjë
26 Shtator, 09:25
-
Eduard Zaloshnja: Gjasat për katërshen e Ligës së Kampioneve dhe Superiores
23 Gusht, 13:19
-
Enkileda Carja fiton Medaljen e arit në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg
21 Qershor, 07:03
-
Shqipëri-Itali/ Ajo energji gjigande kërkon një kanalizim pozitiv
16 Qershor, 12:47
-
6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht
31 Maj, 14:46
-
Kampionit të botës s’i japin shpërblimet, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Ministria s’ka fonde, po demoralizohem (DOKUMENTI)
30 Maj, 12:46
-
13 vite trajner i Kombëtares së Peshëngritjes, Petrit Hoxha në Report TV: Besoj se do jemi në Olimpiadë, sporti vuan për specialistë
5 Prill, 21:06