'Do ëndërrojmë', Chelsea premton të provojë sonte përmbysjen e madhe! Villareal, 90' ferri kundër Bayern Mynchen

Një mbrëmje për të mos u harruar premton Champions League, pasi në fushë do të zbresin Real Madrid dhe Chelsea për çerekfinalen e kthimit. ‘Galaktikët’ janë më të qetë pas fitores 1-3 në Londër, por trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel ka thënë se ‘nuk i pengon asgjë që të ëndërrojnë, pavarësisht se do jetë në kufijtë e të pamundurës’.

Nga ana tjetër Carlo Ancelotti është kujdesuar t’iu kujtojë lojtarëve se ende asgjë nuk ka përfunduar. Lojtari për t’u parë me vëmendje është padiskutim Benzema, i cili është në ndjekje të rekordve të Messit dhe Ronaldos. Argjentinasi me Barcelonën ka shënuar 8 gola në raundet me eliminim direkt, ndërsa rekordin absolut e mban Ronaldo me 10. Benzema ndërkohë deri më tani ka realizuar 6. Mungesa e madhe e ndeshjes do jetë Lukaku i dëmtuar, ndërsa i njëjti fat është edhe për Hazard te Real Madrid.

Ashtu si Chelsea edhe Bayern Mynchen luan sonte një 90 minutësh me objektivin e vetëm përmbysjen, pasi në të kundërt duhet t’i thotë mirupafshim Champions League. Bavarezët presin spanjollët e Villareal, të cilët në ndeshjen e parë fituan me rezultatin minimal 1-0.

Për trajnerin Nagelsman lajmi i mirë është mungesa e vetme e Tolissos.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës