Policia e Kukësit ka sekuestruar 50 gr kokainë në xhupin e një 9-vjeçareje e cila do ta fuste drogën tek babai në burg.
Report Tv mëson se kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.
Sipas raportimeve lënda narkotike do të dërgohej tek i paraburgosuri me inicialet G.I. Ndërkohë kanë nisur hetimet nga autoritetet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria."-thuthet në njoftimin e Policisë së Burgjeve Kukës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)