Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do i ndajë paratë me Sali Berishën për fushatën politike të zgjedhjeve të 14 majit.
Në daljen për mediat ku tha se do të sjellin një plan që do të ulë koston e jetesës, Meta u pyet nëse do të ndajnë shpenzimet me Sali Berishën duke qenë se kanë formuar koalicion, por e shmangu përgjigjen duke thënë se po bashkëpunojnë për interesin qytetar.
“Ky koalicion është idealesh, është koalicion i interesit qytetar, publik, i interesit kombëtar për t;iu rikthyer qytetarëve sovranitetin e tyre mbi bashkitë dhe këshillave bashkiakë dhe kjo do të ndodhë në mënyrë absolute dhe ky është një koalicion që gëzon mbështetje mbarëpopullore për interesin e kësaj shumice dërrmuese dhe po lufton. Kjo i mjafton për të qenë i pari sic ka rënë edhe në shortin e KQZ”, tha Meta.
Meta foli edhe për takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të cilin tha se SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë. I pyetur nëse pati kërkesa specifike për Sali Berishën, Meta u shpreh se cdo gjë e kanë bërë të qartë një ditë më parë për cështjet që diskutuan.
“Besoj se përmes komunikatës zyrtare janë bërë të qarta çështjet kryesore në vlerësimin tonë dhe qëndrimet e partisë së lirisë. Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme, të sinqerta dhe të hapura me SHBA. E rëndësishme që SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, të shqetësuar për nivelin e korrupsionit dhe inkurajojnë luftën kundër korrupsionit, SHBA janë të interesuara që të mbizotërojë demokracia”, tha Meta.
Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë theksoi se pas 14 majit, do të sjellin ndryshim në nivel vendor pasi kanë përgatitur planin për të ulur koston e jetesës duke ulur taksat.
Lajmi kryesor: