Ku i gjen paratë për fushatë? Berisha: Na financon fryma e fitores, Rama i dha fondet dyshes që e mban peng! Akt i turpshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të turpshëm faktin se paratë e buxhetit të shtetit për partitë politike, si fondet vjetore edhe ato për zgjedhjet vendore, i kalojnë Partisë Demokratike zyrtare. Berisha tha se paratë e 620 mijë votuesve të PD-së do t’i përdoren ata që janë peng i Ramës.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundin dhe djersën dhe taksat e 620 mijë shqiptarëve që votuan PD grabiten nga veglat e Edi Ramës. Janë rreth 2 milionë euro, së bashku me ato vjetore.   Përfaqësues të 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij reagimi, amoralitetin e plotë të Edi Ramës. Keqpërdorimin e dyshes famëkeqe, Por asgjë s’na pengon drejt fitore”, tha Berisha.

I pyetur se ku i gjen paratë për fushatë Berisha tha se ‘po financohet nga fryma e fitores’.

“Ne po financohemi dhe do të bëjmë se shpejti një rregullore.  Do të njoftojmë për një rregullore dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës. Partinë Demokratike po e financon fryma e fitores. Forca politike e idealeve të lirisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, tha ish Kryeministri.

As kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të ndajë shpenzimet me Sali Berishën për fushatën e 14 majit. Në daljen para mediave, e ka kaluar pyetjen me një përgjigje të shkurtër duke thënë se kanë koalicion idealesh që do t'i shërbejë interesit të qytetarëve. 

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të marrë dje selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë. Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë. Berisha mban vetëm ‘Shqup-in’, paratë shkojnë te Selia e re përballë Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike.  Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike për zgjedhjet vendore të 14 Majit.  Fondi do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Do i ndajë paratë me Berishën për fushatën e 14 majit? Meta pa përgjigje: Kemi koalicion idealesh, është për interesin qytetar

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do i ndajë paratë me Sali Berishën për fushatën politike të zgjedhjeve të 14 majit.

Në daljen për mediat ku tha se do të sjellin një plan që do të ulë koston e jetesës, Meta u pyet nëse do të ndajnë shpenzimet me Sali Berishën duke qenë se kanë formuar koalicion, por e shmangu përgjigjen duke thënë se po bashkëpunojnë për interesin qytetar.

“Ky koalicion është idealesh, është koalicion i interesit qytetar, publik, i interesit kombëtar për t;iu rikthyer qytetarëve sovranitetin e tyre mbi bashkitë dhe këshillave bashkiakë dhe kjo do të ndodhë në mënyrë absolute dhe ky është një koalicion që gëzon mbështetje mbarëpopullore për interesin e kësaj shumice dërrmuese dhe po lufton. Kjo i mjafton për të qenë i pari sic ka rënë edhe në shortin e KQZ”, tha Meta.

Meta foli edhe për takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të cilin tha se SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë. I pyetur nëse pati kërkesa specifike për Sali Berishën, Meta u shpreh se cdo gjë e kanë bërë të qartë një ditë më parë për cështjet që diskutuan.

“Besoj se përmes komunikatës zyrtare janë bërë të qarta çështjet kryesore në vlerësimin tonë dhe qëndrimet e partisë së lirisë. Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme, të sinqerta dhe të hapura me SHBA. E rëndësishme që SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, të shqetësuar për nivelin e korrupsionit dhe inkurajojnë luftën kundër korrupsionit, SHBA janë të interesuara që të mbizotërojë demokracia”, tha Meta.

Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë theksoi se pas 14 majit, do të sjellin ndryshim në nivel vendor pasi kanë përgatitur planin për të ulur koston e jetesës duke ulur taksat.

Ora 12:53
Berisha ‘non grata’ kërcënon: Do ekstradoj Ramën në SHBA

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, thotë se do të ekstradojë Edi Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e MCgOnigal. Berisha tha ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij.

"Ekstradimi i Edi Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal. Ky do të jetë pikë e programit. Kim është një McGonigal me fustan. Me 100% ajo do jetë në hetim. I gjithë ekipi do i nënshtrohet hetimeve të rrepta. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të SHBA dhe Kongresit të hetojnë aferat korruptive të Mcgonigal me fustan përfshi pronat e saj në shqipëri. Ne programin tim shtohet një pikë ekstradimi i Ramës në procesin McGonigal", tha Berisha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 13/04/2023 22:02

    Saliu te coj nje here veten dhe Liken ne Hage se eshte me afer dhe shkon me shpejt!

    Përgjigju
  • Termeti: 13/04/2023 14:20

    O Z. Sali! I ben qe ben thirrje Kongresit Amerikan , per znj. Kim. dhe Z. Edi. Beji thirrje edhe per patatet e Kuksit dhe mollet e Korces qe jane stok.Mos ja ngaterroni ilacet ju lutem!

    Përgjigju
  • e drejta: 13/04/2023 13:56

    PO KY BANDIT KA VJEDHUR KAQ SHUME SA JO FUSHATE , POR BLEN GJITHE SHQIPERINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja