TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë seancës gjyqësore në GJKKO për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Meta u la në burg, ndërsa Shqiptarja.com zbardhi edhe çfarë ndodhi brenda seancës.
Meta i irrituar iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.
Shqiptarja.com risjell në vëmendje momentin e themelimit të SPAK dhe betimin e prokurorëve para Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Vetë Dumani, mori bekimin nga Presidenti Meta më 19 dhjetor 2019, ndërsa në video dallohet edhe momenti kur shtërngojnë duart.
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale.”

Foto nga betimi i Altin Dumanit më 19 dhjetor 2019
Komente











Ilir Metes qe ateher i kishte ngrir buzeqeshja ,i dha majen e gishtave dhe nuk e pa ne sy.
PërgjigjuMeta te kalbet ne burg si gjithe ata qe kane vrare, vjedhur e vazhdojne ta rrjepin kete popull, por, ne kete rast eshte pjese e procedures qe parashikohet per konfirmimin e prokurorit te SPAK. Pse nuk flisni per “Bekimin” qe PS-ja i dhe Metes, duke e zgjedhur president, veprim i bere me ndergjegje te plote, per vazhdim pazaresh, jo thjesht procedure protokolli, si ne kete rast?!
PërgjigjuAtëherë ishte i mir dumdumani,sot jo u be burri keq madje qen bir qeni. S'ka faj i shkreti s'i ka shkuar mendja se do përfitoj aty tek vendi qënit. Aty rri qeni qënit. S'të ngelet gjë tjetër veçse me i bërë ca vite aty pas hekurave.
PërgjigjuE ka njohur Dumani qysh atëherë se çfarë legeni ështëky.
Përgjigju