Do kemi fashë në verë?

Do kemi fashë në verë?

Liqeni i Fierzës

Qeveria nuk planifikon asnjë rritje të çmimeve të energjisë elektrike për këtë vit. Çmimi i importit është ulur dukshëm, ndërsa prodhimi shqiptar i energjisë elektrike është rritur me tre herë në tremujorin e parë të vitit 2023. Nga shirat e rënë, niveli i liqenit të Fierzës është niveli optimal 296 m, më i larti i 20 viteve të fundit më 1 qershor.

 Pak ditë më parë, kryeministri Rama solli në vëmendje të qytetarëve diskutimin e fashës për energjinë, duke qenë se vendi ynë varet mbi 99 përqind nga energjia e hidrocentraleve dhe në verë hidrocentralet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e më gjerë në botë, prodhojnë pak ose asfare. Pra, si të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, Shqipëria do të jetë e detyruar të importojë. Kjo ka ndodhur edhe në vitet më të mira hidrike

Çmimi i energjisë nuk rritet!

Kryeministri nuk u shpreh që do të diskutohet tarifa e energjisë. Qeveria nuk ka asnjë plan të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Diskutimi për mundësinë e vendosjes së fashës 800 kilovat/orë erdhi në shtator 2022, në vitin më të zi për energjinë në mbarë botën. Qeveria i rezistoi tundimit për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorin, gjë që e bënë të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Si rezultat, inflacioni tek ne për vitin 2022 rezultoi 6.7 përqind dhe jo dyshifror, si në vendet e tjera të rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Tabela 1. Pse nuk do kemi fashë në verë apo vjeshtë?

·Importojmë shumë më pak

·Prodhojmë më shume (KESH +40% janar-prill)

·Fierza në kuotën optimale 296 m

Importi i energjisë 2021-2023:

- Janar-tetor 2021: 112 mln euro

- Janar-tetor 2022: 363 mln euro ose mbi tre herë më shumë!

- Janar-prill 2023:  36 mln euro (shifra më e ulët e katërmujorit të parë në 10 vitet e fundit)             

Gjatë vitit të kaluar, tarifa familjare e energjisë dhe ajo për bizneset e vogla dhe të mesme nuk u prek tek ne. Dhe kur nuk u preken tarifat e energjisë vjet, në vitin e mungesës së furnizimit me gaz natyror nga Rusia për të gjithë Evropën Perëndimore, e cila deri përpara invazionit të Putin në Ukrainë merrte 40 përqind të nevojave të saj për gaz natyror që prodhon energjinë elektrike, e si mund të preken këto tarifa këtë vit?!

Nuk ka asnjë arësye dhe qeveria nuk ka ndërmend ta bëjë. Lidhja e shtrenjtimit të energjisë për të gjetur fonde për të përballuar 354 milionë eurot në vit për rritjen e pagës mesatare të 131 mijë punonjësve shtetërorë, është teori e pastër konspiracioni.

Me ardhjen e sezonit veror, situata energjetike përkeqësohet për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit, që mbështeten mbi prodhimin nga hidrocentralet. Ne mbështetemi në 99 përqind të energjisë që prodhojmë nga HEC-et.

Sa kemi prodhuar deri tani këtë vit?

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2023, u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas raportit “Bilanci i energjisë elektrike” të publikuar nga Instituti i Statistikave, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga prodhuesit fotovoltaikë në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Referuar raportit, importi bruto i energjisë në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një ulje me 2.9 herë! Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, duke shënuar një rritje me 2.4 herë.

Do ketë më çmime të çmendura tregu i energjisë?

Çmimi i blerjes së energjisë në bursat pranë Shqipërisë varion sot nga 76 deri në 100 euro për megavat orë, ndërsa një vit më parë çmimi më i ulët niste nga 208 euro për njësi. Janë të gjitha shenjat që çmimet e bursave evropiane dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike, gjatë verës 2023, do të jenë me herë më të ulta, se çmimet e verës 2022

Tabela 2. Do kemi çmime të çmendura të importit verë-vjeshtë 2023?

Çmimi mesatar për megavat/orë maj-qershor 2022-2023 në bursën hungareze Hudex

·Maj 2022: 208 euro/MW

·Maj 2023: 76 euro/MW (tre herë më lirë!)

·Qershor 2022: 217 euro/MW

·Qershor 2023: ? (pritet shumë më lirë)

Pse mund të mos kemi çmime të çmendura në bursat e energjisë?

- Evropa Perendimore nuk ja ka më nevojën si më parë gazit rus

- Çmimi i karburanteve është ulur ndjeshëm

- Çfarë do që të ndodhë në frontin e luftës në Ukrainë, nuk trondit më tregjet botërore

Sfida e muajve tejet të ngrohtë 2023

Kur qeveria shpalli mundësinë e vendosjes së fashës 800 kv/h në shtator 2022, brenda një muaji energjia e harxhuar ishte 11 përqind më e ulët se një muaj më parë! Tek ne energjia e shpërdoruar është e jashtëzakonshme, gati një e pesta e energjisë së prodhuar në vend dhe asaj të importuar. Janë 180 milionë euro të shkuara dëm në vit, me çmimet e sotme të bursës ndërkombëtare.

Me risjelljen e diskutimit për fashën në muajt e verës dhe në vjeshtë, kur do të na duhet të importojmë, qeveria kërkon të disiplinojë qytetarët dhe bizneset, por edhe të gjithë administratën shtetërore, për të mos patur më shpërdorime të mëdha.

Tabela 3. Sfida e muajve tejet të ngrohtë 2023

Pse qeveria është e shqetësuar?

·         Me 9.5 lekë/kilovat orë llamburijnë fshatrat tona natën!

·         Me 9.5 lekë/kilovat orë ngrohen dhe ftohen pishinat!

·         20% e energjisë që prodhojmë dhe importojmë shpërdorohet!!!

Shtimi i konsumit të energjisë qershor-shtator 2023

-Janar 2023     490,000 MWH 65% më shumë se tetori 2022

-Shkurt 2023    500,000 MWH 69% më shumë se tetori 2022

-Korriku 2022   475,000 MWH 88% e shkurtit 2022

-Gushti 2022    488,000 MWH 92% e shkurtit 2022

-Qershor 2023  ?

-Korrik 2023     ?

-Gusht 2023     ?

Lind pyetja: sa do të harxhojmë në ditët e muajve më të ngrohtë të vitit? Ky maj, edhe pse i gjithi i lagësht sa s’kishim parë ndonjëherë, megjithatë erdhi me temperatura shumë të larta. Nga niveli i harxhimit të energjisë elektrike në verë, do të varet nëse do të kemi fashë jo për qytetarët me të ardhura të pakta, por për ata që kanë vila, pishina brenda dhe jashtë, dhe shpenzojnë njësoj për kilovat-orët që harxhojnë, sa 98 përqind e popullsisë me të ardhura modeste dhe të mesme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nari: 03/06/2023 09:35

    Po ky fatosi me kollare te kuqe , pse flet per energjine sikur eshte ekspert. Keto qe thote ky besohen vetem kur ti thote enti rregullator i energjise. Apo ja japin ketij ti thote se skane bythe ta thone vete

    Përgjigju
  • Duhet: 02/06/2023 19:36

    Vendoseni fillimisht 1100kwh muaj pastja uleni ne 900 ne vjeshte pra jo direkt 800-900

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë