Një banderolë e një fëmije ka qenë e parefuzueshme për Cristiano Ronaldon që rrugën për në qendrën stërvitore të Manchster United e ka ndërprerë për pak minuta.
CR7 ka qenë duke udhëtuar për në Carrington kur anash rrugës ka evidentuar një fëmijë, i cili mbante në duar një pankartë ku shkruhej: ‘Ronaldo, të lutem a mund ta ndalosh? Do më zbukuroje fundjavën’.
Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghinin e tij, i cili kushton plot 170 mijë paund, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një selfie që me siguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Vlen të theksohet se ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.
Une marr vetem 80 mije lek te vjetra, me thoni, ç'te nej me to ?
Përgjigjuduhet te luash me shume kembet ose bythet nuk shikohet sa fiton ai tjetri por cfr mund te besh per me shume