'Do ndërtojmë fshatin olimpik', premtimet e Ramës për sportin: Nga 2022 në shkolla do krijohen klasat sportive

Sporti shqiptar ka marrë një premtim të madh në prag të festave të fundvitit.

“Ambicia ime është që të bëjmë një fshat olimpik shqiptar ku të mund të jetë infrastruktura e administratës së federative. Gjithashtu ku mund të bëhen edhe aktivitetet e kampionateve të 16-vjeçarëve, 18-vjeçarëve për të gjithë sportet. Qoftë gara ballkanike, por pse jo dhe europiane,”-tha Edi Rama, kryeministër.

Në takimin që kryeministri zhvilloi sot me komitetin olimpik dhe të gjithë federatat sportive që e përbëjnë atë, numri 1 i qeverisë premtoi se në 2022 do të ketë një plan të qartë për një lëvizje të madhe sportive.

“Është koha që të fillojmë të organizojmë brenda shkollave, brenda sistemit tonë arsimtar parauniveristar dhe universitar klasat sportive, duke ndërtuar edhe një kalendar kompeticioni garash të fëmijëve dhe të rinjve, qoftë në nivel lokal dhe kombëtar,”-u shpreh Edi Rama, kryeministër.

Një nga pikat kryesore që u diskutua ishte edhe formalizimi i skuadreve sportive, pasi sipas kryeministrit rrezikojnë jo pak cilësinë dhe bëhen abuzime.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë