Do ndyshojë Serbia pas zgjedhjeve?

Do ndyshojë Serbia pas zgjedhjeve?
Rezultati i zgjedhjeve serbe është ‘konfuz dhe i paqartë,’ ndërkaq fitues të madh e konsideron trashëgimtarin e Millosheviqit, kryesocialistin Ivica Daqiq , thotë Daniel Serwer. Ai pwr Zërin e Amerikës, thotë se nuk pret një moderim, por nënvizon se Serbia duhet të përballet me realitetin, se nuk mund t'i ketë të dyja, edhe BE-në edhe Kosovën.



“Nëse Serbia nuk do ti zgjidhë të gjitha çështjet rreth Kosovës, mund të ju them se ajo nuk do të bëhet anëtare e Bashimit Evropian, thotë Serwer. Analisti tjetër, James Hooper mendon se ‘është nacionalisti Tomisllav Nikoliç ai që do të mund të bënte ndryshim më të madh të politikës serbe ndaj Kosovës.’

“Tadiçi për fat të keq është fokusuar në çështjen e Kosovës dhe nuk ka bërë reformat e duhura për integrim në Bashkimin Evropian,” thotë Hooper. Për Daqiqin, thotë se është një politikan konfliktuoz, ndërkaq është Nikoliç, thotë Hooper, ai që mund të tregohet si një befasi pozitive.

Sipas Hooper , shumica e serbëve e dijnë se Kosova përtej Ibrit është e humbur. Jam i bindur se Nikoliq dëshiron të arrijë një marrëveshje me Prishtinën rreth veriut të Kosovës, për të siguruar një mbrojtje më të mirë për pakicën serbe,’ thotë Hooper në mes tjerash.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA