TIRANE- Dënohet me 2 muaj burg personi që tentoi të nxirte nga burgu me valixhe shtetasin Samet Adilaj, i dënuar ky për vjedhje. Vendimi është marrë në fund të muajit Dhjetor, ku gjykata shpall fajtor Ardit Gjonin, duke e dënuar me 2 muaj burg. Nga shqyrtimi gjyqësor rezulton se Ridvan Rroku, gardian burgu ka njoftuar me telefon të dënuarin Raimond Kurtdeda që ky i fundit të përgatitej, pasi do të lirohej, rreth orës 16:00 pranë vendrojës ku ai kryente shërbimin është afruar shtetasi Raimond Kurtdeda, i vetëm, duke mbajtur në dorë dy çanta.

Rreth katër metra pas tij, po vinin të pandehurit Aleksandër Frroku dhe Ardit Gjoni të cilët mbanin së bashku në dorë një çantë plastike, ngjyrë transparente, të madhe, brenda së cilës ndodhej një batanie e cila bënte të pamundur të dalloje se çfarë kishte brenda saj. Gjithnjë sipas shtetasit Ridvan Rroko, pasi është kontrolluar prej tij shtetasi Aleksandër Frroku, dhe ky i fundit së bashku me çantat e tij kishte kaluar derën e vendrojes, pranë tij janë afruar të pandehurit Aleksandër dhe Ardit të cilët kanë lënë çantën në tokë duke thënë “ta ndihmojmë Rajmondin me këtë çantë deri tek dera”.

Ndërkohë, shtetasi Rajmond nuk reagoi fare, ndërsa dy të pandehurit po qeshnin. Shtetasi Ridvan pasi largoi nga ai vend të pandehurit Aleksandër Frroku dhe Ardit Gjonin, ushtroi kontrollin mbi çantë. Gjatë ushtrimit të kontrollit, shtetasi Ridvan Rroko konstatoi se brenda në çantë ndodhej i pandehuri Samet Adilaj, i cili ishte mbështjellë me një batanije, duke bërë të mundur që të mos dallohej. El.Qy    


Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)