Do rindërtohet pedonalja ‘Murat Toptani’? PD: Ja plani i ri bashkisë që rrezikon historinë

Do rindërtohet pedonalja ‘Murat Toptani’? PD: Ja plani i ri bashkisë që rrezikon historinë

Pedonalja 'Murat Toptani' në Tiranë

TIRANË-Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar bashkinë e Tiranës se ka vendosur që të prishë pedonalen ‘Murat Toptani’ me qëllim që ta bëjë rrugë makinash në funksion të futjes së betonierëve të kompanisë që do të ndërtojë Teatrin e Ri Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit. Zhupa shprehet se pedonalja u ndërtua me fondet e BE në kohën që kryetar bashkie ishte Basha, ndërsa shton se plani aktual vë në rrezik trashëgiminë kulturore.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD
Shpërdorimi i fondeve të Bashkimit Europian dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga Veliaj në funksion të mafias së ndërtimit. Vendimi i fundit nga bashkia e Erioni Betonit është që në funksion të futjeve të betoniereve të Fusha shpk që do ndertojne kulla te teatri, edhe me pas te makinave, pedonalen Murat Toptani, ta prishin edhe ta bejne rruge makinash (foto tenderi i hapur nga bashkia) Pedonalja e pare e qytetit u ndertua me fondet e Bashkimit Europian, si nje projekt i bashkise se Lulzim Bashes me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha (fotot e aktivitetit). Nderkohe zgjedhja per ta shnderruar ne pedonale nuk ishte e rastesishme por lidhet me rrenonjat e kalase se Tiranes, edhe me objekte me vlere te trashegimise kulturore, te cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik.

Por pavaresisht parave te investuara nga BE, ku ne aspirojne te behemi anetar, me shperfilljen me te madhe ne interes te oligarkeve te ndertimit merret vendimi per ta prishur nga Bashkia e Erioni Betonit. E bene parate e europianeve dhe vizioni i Lulzim Bashes, dhe duan ta prishin aferet me oligarket dhe mungesa e vizionit e Erion Veliajt.

Gjithashtu ky vendim pervecse harxhon para te tjera nga taksat tona, edhe hedh ne kosh ato te taksapaguesve europiane ve edhe ne rrezik trashegimine tone kulturore. Vete bashkia Tirane ne webin e saj, shkruan per pedonalen “ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike” (foto nga webi bashkise)

Por avazi i vjeter i dyshes Veliaj-Rama per te shkaterruan trashegimine kulturore vazhdon. Ata qe shkaterruan stadiumin, duan te shkaterrojne teatrin, kane vene ne rrezik qendren historike, duan te vene ne rrezik Kalane e Tiranes. Cdo gje vihet ne funksion te mafias se ndertimit dhe pastrimit te parave, pa pyetur per interesat dhe per parate e qytetareve.

Dokumenti i publikuar nga PD për ndërhyrjen te pedonalja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?