Do të ndryshojnë kompetencat
e zyrës së të drejtës së autorit

Do të ndryshojnë kompetencat<br />e zyrës së të drejtës së autorit
TIRANE- Do të ndryshojnë kompetencat e autoritetit të së drejtës së autorit në Shqipëri. Ministria e Kulturës nisi dje konsultimet me grupet e interesit për të ndërhyrë në fushën e ruajtjes së pasurisë intelektuale. Kjo iniciative sipas drejtuesve të Ministrisë së Kulturës bëhet pasi deri tani Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit nuk ka qenë efiçente. Ndërsa diskutimet për draftin e ri janë shoqëruar me debate, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se “Harta rishikon sesi mund të rikonstruktohet zyra, si mund të rishikohet ligji dhe sidomos si mund të rikonstruktohet ligji i vet agjencive që janë në terren.

E lënë në nivelin banal të ndërmjetësimit si koncept, por që është më shumë bisedë kafeneje”. Inspektorët dëshmuan se nga viti 2009 zyra për mbrojtjen e të drejtës se autorit ka vënë 145 gjoba ndaj subjekteve të ndryshme, një pjesë e të cilëve i ka kontestuar këto penalitete. Shkelja e ligjit për të drejtën e autorit është jo pak problematike në Shqipëri, pavarësisht nismave të ndërmarra për të mbrojtur pronësinë intelektuale. Në vend mbizotëron pirateria e disqeve muzikore, filmave, librave dhe gjithfarë produkteve intelektuale, kjo ishte tema e tryezës së diskutimit që u mbajt dje në në Ministrinë e Kulturës. Institucioni joshtetëror Zyra Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit përgjigjet për mbikëqyrjen e gjithçkaje në lëmin e pronësisë intelektuale, por ka edhe zyra të tjera të së Drejtës së Autorit, mes tyre dhe të palicensuara.

Dje u theksua se ky proces nuk mund të ndiqet nga vetëm katër inspektorë të punësuar të ZSHDA-së. “Do të duhet në një moment të caktuar të kuptojmë që respektimi i pronësisë intelektuale është një tunel nëpër të cilin do të kalojmë se s’bën. Qoftë dhe me format e reja, të internetit, të telefonisë mobile, të televizionit kabllor apo jo.”- deklaroi ministrja Kumbaro gjatë debateve ku ishin të pranishëm aktorë nga fusha të ndryshme të artit dhe medias, të cilët publikisht artikuluan vjedhjen e krijimtarisë së tyre, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi edhe media përballet me jo pak probleme përballë shoqatave që mbrojnë të drejtat pa të drejtë. 

“Duhet bërë një audit ku kanë shkuar paret. Ne prodhojmë dhe duhet të marrim vlerën tonë, të tjerët vjedhin dhe nuk di ku shkon ajo pasuri e madhe”, tha dje poeti i njohur i festivaleve të RTSH-së, Agim Doçi. Ministrja Kumbaro ka sqaruar dje se ky ishte veçse një takim i parë me grupet e interesit të së drejtës së autorit, i cili sipas saj “do të vijojë me nisma konkrete për tejkalimin e këtij ngërçi, i cili nga ana tjetër është kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”.


Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane