Kreu i partisë ‘Lëvizja e Re’, Arian Galdini i ftuar në Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se me protestën e ditës së sotme Sali Berisha kërkon ta kthejë opozitën në ‘tokë të djegur’ duke i përcaktuar të ardhmen.
“Do e bëjë tokë të djegur opozitën derisa ai të përcaktojë të ardhmen e opozitës nën kontrollin e tij. Vendimi i gjykatës është ende një kalkulim i Sali Berishës. Blinken i dha një mesazh që amerikanët janë duke e marrë në konsideratë që Lulzim Basha nuk është në fakt ai që thotë se është”- tha Galdini.
Ai tha se me pankartat për lirimin e Fredi Belerit, Sali Berisha i është gjunjëzuar këtij të fundit, me shpresën se do të ketë ndihmë nga Greqia.
“Sali Berisha sot iu gjunjëzua Fredis Beleris. Po kërkon ura komunikimi. Do i bie kokës se më kanë rënë aty ku nuk mban më. Ra në 97-ën nga Fredi Beleris dhe të tjerët dhe sot bie në gjunjë para tij për të gjetur rrugën për të komunikuar me SHBA-të. E ka të kotë, as Bardhi, as Mediu, as Tabaku e as të tjerë nuk do ia hapin telefonin e ‘uncle Semit’. Sot Berisha ka bërë protestën e Tokës së Zanun. Nuk lejon që në Shqipëri njerëzit të mendojnë se ka një rrugë tjetër për të mposhtur Edi Ramën”- shtoi Galdini.
Lajmi kryesor:
Protesta e Rithemelimit, ish-kreu i PD-së në Kukës: E vogël, s’mund të bëhesha lolo e të shkoja! Meçe: Qëllim neutralizimi i fraksionit anti-berishist
