'Do të bëhem baba', rrëfimi në emisionin 'N'Kohë', emocionon moderatori Andi Kapxhiu: Presim binjakë

Për herë të parë dhe me emocione, moderatori Andi Kapxhiu zbuloi se është në pritje për t'u bërë baba. Gjatë një interviste në emisionin "N’kohë" me gazetarin Ermal Qori, Kapxhiu për herë të parë foli për jetën e tij private ku u ndal në momentin më të  rëndësishëm të jetës së tij.

"Unë nuk e kam thënë ndonjëherë, për herë të parë po e them, unë pres të bëhem baba, bashkëshortja ime është shtatëzënë dhe presim binjak, dy çuna.
Kjo do të më haj shumë kohë, nuk e di si do ia bëj se në 15 vite i impenjuar totalisht edhe me pjesën e punës, e kam pasion dhe jam i fiksuar te puna, jam i bezdisshëm edhe për kolegët sepse dua detaje por shoh dhe besoj që ajo është bekimi më i madh në jetë. Presim të dalin në jetë e ta kuptojmë ndjesinë”, rrëfeu moderatori dhe gazetari Kapxhiu.

Ndërkohë, Kapxhiu u shpreh edhe për marrëdhënien me punën, por a do të largohej ai ndonjëherë nga Report Tv?

"Sinqerisht jo, kam bërë programe të ndryshme dhe kjo ka mbajtur gjallë pasionin nga sezoni në sezon dhe kam mbetur shumë i kënaqur gati nuk më ka shkuar mendja fare për të lëvizur. Nëse do e krahasoja me futbollin, pse jo të mos jem një Francesco Totti i Reportit”, përfundoi Andi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
'Ka vrasje me 2 viktima...', Andi Kapxhiu bie në kurthin e kamerës së fshehtë (VIDEO)

 

Pjesë e intervistës në emisionin "N’kohë" ishte edhe një kurth i organizuar enkas për moderatorin Andi Kapxhiu. Stafi i Report Tv i kërkuan Andit të ndërpriste transmetimin për shkak të një ngjarje kronike të të ndodhur në minutat e fundit. Për Andin që nuk ishte në dijeni të situatës u bë më e besueshme pas ndërhyerjes në raportim të gazetarit të kronikës Sokol Dema. Shtatë minuta situatë e sikletshme për Andin dhe reagimi surprizë pasi u zbulua skenari.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit për qytetarët e turistët

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit për qytetarët e turistët