'Nuk të kanë qejf dhe s'do të transmetohet intervista', moderatorja në kurthin e kamerës së fshehtë: Duhet të më paguani…

Me mendimin se intervista përfundoi, moderatorja Anila Çela nuk e ka pritur kurthin e ngritur në Report Tv nga emisioni N’kohë, pjesë e të cilit ajo ishte këtë fundjavë.

Gazetari Ermal Qori ka stisur një situatë me pretendimin se drejtoresha e programacionit nuk e pëlqen personazhin e ftuar( Anila Çelën) dhe se ai duhet të mos e kaloj intervistën në transmetim. Rrengu i besuar nga moderatorja krijoi situatë të sikletshme në emision.

“Seriozisht e ke ti me këtë? po përse nuk më pëlqejnë? Dikush duhet tmë telefonoj e të më kërkoj falje sepee sapo humba 3 orë nga jeta ime. Kjo intervistë nuk do të jepet më edhe nëse ti ja kërkon ta transmetojnë…Ne vim xhirojmë  gjithë ditën këtu, dhe ti më thua nuk do të transmetohet? E pse? Sepse dikujt nuk i duket  e arsyeshme? - u shpreh moderatorja.

Më herët, Çela rrëfehu detaje nga rrugëtimi u saj profesional, ndërsa u ndal t refuzimi që kishte marë nga personazhet e njohur.

“Ka disa personazhe që ma kanë shtyrë disa herë ftesën. Më ka ndodhur me Kejsi Tolën. Kur ti zhgënjehesh 1-2 herë dhe anullimi ftesës të vjen 1 orë para emisionit…Valbona Halili ma ka shtyrë disa herë, është nga ato personazhe që më ka mbajtur zvarrë shumë gjatë, nuk  e marë më”- tha ajo.

Për Çelën, televizioni është gjithçka, dhe nuk do ta shihte dot veten larg tij. Moderatorja nuk iu shmang pyetjeve të natyrës familjare, ndërsa u përlot kur foli për babain e saj.

“Unë babin nuk e kam… kur kam qenë e vogël ma bënin shpesh pyetjen kë do më shumë mamin apo babin, dhe unë thoja motrën….Unë jam rritur në një familje që kam qenë e përkëdhelur dhe ata kanë bërë maksimumin për ne. Kam qenë me fat…(përlotet) - përfundon ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë