Të martën Real Madrid dhe Inter do të luajnë një ndeshje tepër deçizive për ecurinë e tyre në Champions League pikërisht ndaj njëra-tjetrës. Në prag të takimit trajneri i ‘galaktikëve’ Zinedin Zidan është shprehur se pret një ndeshje shumë të vështirë ndaj një skuadre mjaft të përgatitur fizikisht.
“E njoh shumë mirë Interin, do të jetë sfidë delikate, e luftuar nga të dyja krahët. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe do të na e bëjnë të vështirë”, u shpreh fillimisht Zidan.
Reali për Champions? Ne kemi frymën për të fituar gjithçka.

Konte? E njoh është një person fantastik dhe kemi raporte mjaft të mira pavarësisht se këto kohë nuk jam dëgjuar me të,”- përfundon fjalën trajneri i Real Madrid.
Ne.k./Shqiptarja.comKomente


Po pse tallesh at qifja ut
Përgjigju