Në faqen online të qeverisë theksohet se "ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave”, ndërsa ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Mësohet se në këtë vilë do të akomodohet Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili duket se ka vendosur që, ndryshe nga paraardhësi i tij Bamir Topi, të jetojë në rezidencë qeveritare.
Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë kur ka pasur shkurtime të vendeve të punës në administratën publike dhe menjëherë pasi mediat zbuluan se qeveria shqiptare ka investuar me shuma mjaft të larta për rikonstruksionin e një vile qeveritare në bregdetin e Vlorës.
(jd/shqiptarja.com)