'Do të mbetesh një leksion jete', Komisioni i Ligjeve kujton Bashkim Finon përmes një videoje me dedikime

Mbledhja e radhës e Komisionit për çështjet Ligjore, ka filluar ndryshe nga herët e tjera sot, në mungesë të Bashkim Finos. Në fillim të seancës, ishte kryetari i Komisionit të Ligjeëve Ulsi Manja, dedikoi fjalë prekëse për ish-kryeministrin dhe kolegun e tij Bashkim Fino ku teksa u shfaq i prekur, tha se Fino ishte një person i pazëvendësueshëm.

Në kujtim të tij në Komision u shfaq një video me foto të të ndjerit të shoqëruara me dedikime.

“Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve. Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin”, tha Manja.

“Sot është mbledhja e parë pa ty. Mençuria dhe përpikmëria jote do të na mungojë përgjithmonë…Ike shpejt mik i dashur…Për këdo që pati fatin të të njohë e të punojë me ty, do të mbetesh një leksion jete. Dritë shpirti dhe i paharruar kyjtimi yt Bashkim Fino”, shkruhet në vidieon me kolazhin e fotove.

Me një karrierë 30-vjeçare në politikë, Bashkim Fino, simbol shprese si ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me armikun e padukshëm, COVID-19 pak ditë më parë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/04/2021 23:47

    DUHEJ ta kishit ruajtur bashkimin,,,duke i bere vaksinen,,,kur e dinit qe ai vuante nga semundje te tjera,,,,,bashkim fino ishte nje vlere e PS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun