“Do të më kesh pranë gjithë jetën”, premtimi i Xhoanës për vëllain e saj me aftësi të veçanta (Video)
Xhoana ka qenë e ftuar ditën e sotme në "Ka një mesazh për ty" dhe i ka bërë një premtim vëllait të saj më aftësi të veçanta. Ajo i ka thënë Aleksdandrit se do të kujdeset gjithmonë për të.
Aleksandri dhe motra e tij Xhoana në emisionin "Ka një mesazh për ty"
Redaksia 4 Nëntor 2018, 17:51 | Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 17:56
Të gjithë kur shikojmë dikë me aftësi të veçanta prekemi dhe themi se sa keq na vjen për të. Por vetëm kaq ama, pasi pas disa minutave e kemi harruar krejtësisht atë person dhe vazhdojmë jetën tonë. Vetëm ata të cilët jetojnë me një person të tillë çdo ditë të jetës së tyre, e kuptojnë se sa nevojë për kujdesje dhe për përkushtim kanë ata.
Dhe kur një njeri i tillë është vëllai ose motra jote, dhimbja është akoma më e madhe, dashuria për të gjithashtu. I tillë ishte edhe rasti i Xhoanës, e cila kishte ardhur sot në "Ka një mesazh për ty" për t'i dhënë një mesazh vëllait të saj Aleksandrit, të lindur me aftësi të veçanta.
"Vëllai është shumë i shtrenjtë për mua. Kur ai erdhi në jetë mamasë i thanë ta braktiste por ajo nuk pranoi. Ajo e rriti me shumë dashuri dhe është një njeri shum i veçantë për ne. Ai ka dëshirë të ketë një karrocë të lëvizë se edhe ai njeri është. Sot ai është 32 vjeç dhe vjet filloi klasën e parë dhe tani të dytën e ka lënë përgjys. Ai flet shumë me mua, më thotë që do të lexojë, të mësojë, kur del me merr vetëm mua me vete,"- tregoi Xhoana.
Më tej ajo i ka premtuar se do të kujdeset për të gjithë jetën dhe si do t’i ofrojë atij gjithë përkushtimin.
"Dua që ti të jesh i lumtur dhe asnjëherë të mos mërzitesh. Do me kesh pranë gjatë gjithë jetës tënde. Do jem unë ajo që siç je kujdesur ti gjithmonë për mua, ashtu do të kujdesem dhe unë sot për ty. Dua të jesh i lumtur, i buzëqeshur asnjëherë të mos mërzitësh. Je një person shumë i shtrenjtë për mua dhe për këtë të dua shumë,"- vijoi më tej motra e Aleksandrit.