Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë në samitin për "Ballkani i Hapur" që do mbahet nesër në Novi Sad. Një ndryshim i tillë ndodhi "në minutën e fundit", dhe arsyet e anulimit nuk dihen.
Në samit në vend të Vuçiç, do të jetë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të jetë prezent nëpërmjet videokonferencës. Nuk dihet ende nëse do të ketë përfaqësues të Shqipërisë, pas anulimit të pjesëmarrjes nga Rama.
Në bazë të deklaratave të mëparshme, ishte planifikuar fillimisht që Vuçiç, Rama dhe Zaev do të flisnin nesër si dhe do të mbanin më pas edhe një konferencë për shtyp. Ky samit do të mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës 'Mini Shengen' për bashkëpunimin ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, dhe i cili kohët e fundit ndryshoi emrin në Ballkan të Hapur. Nisma bashkon Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
I pranishëm në Prishtinë një ditë më parë, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Serbisë në lidhje me çështje e reciprocitetit për targat, duke theksuar se e drejta është me Kosovën. Për konfliktin e krijuar ditët e fundit dhe lëvizjet e ushtrisë serbe në kufi, Rama tha se janë shfaqje teatrale-ushtarake që mbajnë peng serbët e Kosovës të cilët sipas tij janë më të sigurt se kurrë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
Wauu qfar triku, qdo gjë bëhet me koordinim të përbashkët nga këta dy lojtarë.
Përgjigju