Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Veliaj prezanton nismën për gratë dhe vajzat e Tiranës

Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Veliaj prezanton nismën për gratë dhe vajzat e Tiranës

Foto ilustruese

TIRANË- Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit.  

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton gratë dhe vajzat që dëshirojnë të ngrejnë një bujtinë apo të hapin një biznes në fshat që të aplikojnë në këtë mundësi fantastike. 

“Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e rradhës. Nga Petrela, Bërzhitë, Farkë, Dajt, Shëngjergj, e gjer në Pezë. Bëhu pjesë edhe ti”, shkruan Veliaj.

Zonjat do të bëhen bashkë dhe do të asistohen nga projekti për ngritjen dhe zhvillimin e bujtinave dhe modeleve agroturistike në këtë zona. Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience grate dhe vajzat do të duhet të kontaktojnë në në adresën e emailit : [email protected].

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë