Eriselda Zotaj Çelaj, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 majit thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht presionit që mund të marrë apo ftesave për t'u bashkuar në këto zgjedhje.
"Zyrtarisht, jam në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, si Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier. Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.
Ndaj, ftoj: Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.
Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm: Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike ! Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË", shkruan ajo.
Lajmi kryesor: