Do të shiten të gjitha mjetet
rrugore e lundruese nën sekuestë

Do të shiten të gjitha mjetet<br />rrugore e lundruese nën sekuestë
TIRANE - Të gjitha mjetet rrugore dhe lundruese të bllokuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankande publike. Nga ky proces do të mundësohet një shtim i të ardhurave në arkën e shtetit dhe nga ana tjetër një ulje të shpenzimeve për mbajtjen e tyre.

Udhëzimi i ri, që mban firmën e tre ministrave, përkatësisht ministrit të Brendshëm, atij të Financave dhe ministrit të Transporteve, përcakton si detyrim të çdo drejtorie të hartojë listat respektive të automjeteve të bllokuara dhe dorëzimin e tyre në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.

Kjo e fundit, duhet të formojë një komision që do të bëjë vlerësimin e automjeteve për të përcaktuar më pas edhe destinacionin e tyre, shitjen për skrap ose për përdorim të mëtejshëm.

Udhëzimi përcakton shitjen për skrap të mjeteve të bllokuara që nuk janë shitur në tre ankande radhazi dhe të mjeteve që kanë më shumë se 3 vite që janë të bllokuara. Ndërsa për mjetet e tjera, udhëzimi përcakton shitjen në ankand publik për përdorues të tjerë. Drejtoritë e policisë në Tiranë dhe në rrethe duhet të informojnë periodikisht Drejtorinë e Rezervave të Shtetit mbi mjetet që sekuestrohen.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN