Mbi 20 mijë libra artistikë do të shpërndahen për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se shpërndarja e librave vjen në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit.
Kreu i qeverisë shprehet se në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri.

S.B/Shqiptarja.com“Dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente

