'Do të vij me Zahon'! Rama sërish në familjen Greku, vogëlushja që humbi gjyshërit: Te Zoti do të shkojmë... (VIDEO)

TIRANE-Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte sërish në shtëpinë e re të familjes Greku me origjinë nga Thumana që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit" shkruan Rama.

Surpriza e bukur ishte sërish takimi me mbesën e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja. Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga  shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen Greku
Erion Veliaj: Tregoi pak xhaxhi Edit, cfarë të thanë te dyqani?
Vogëlushja: Që jam bërë e famshme...
Edi Rama: Tani je bërë e famshme...
Rama u dhuron dy kukulla fëmijëve: Një gjë e vogël, por Ana dhe Elsën (dy kukulla) po vijnë, rrugës
Edi Rama: Gjyshja ime, thoshte vdekja zgjedh, për një të keq merr pesë të mirë
Vogëlushja: Të mirën të ka thënë
Edi Rama: Kështu të thanë te dyqani i bukës
Erion Veliaj: Ajo është valutë
Edi Rama: Ne jemi në dispozicion për cdo gjë. Nuk ke cfarë i bën jetës që ikën, të tjerat do të përpiqemi të bëjmë cmos për të gjithë njerëzit që kanë marrë goditje, por kjo e juaja ishte e domosdoshme në këtë pjesë. Besoj që do i rregullojmë të gjithë, por duhet ta ndihmoni për punën
Erion Veliaj: Po patjetër.
Edi Rama: Janë ca familje te Bujqësori, që e kanë pasaportizimin në Kamëz, i thashë Rakipit të bëjë një vendim, ose mund të vijnë më pas të marrin qiranë në Tiranë. Ju ardhshim vetëm për të mirë dhe qofshin të këqijat vetëm me kaq.
Edi Rama: Po çfarë e ke këtë?!! Çfarë do të bëhesh ti?
Vogëlushja: Balerinë
Edi Rama: Jo, tjetër se balerinë është për qejf. Imagjino një balerinë dentiste
Erion Veliaj: Godinat 21-22 te Qytet Studenti po shikojmë të bëjmë një studim të thelluar për të parë nëse mbajnë apo jo. Nëse kostoja për ta riparuar shkon më e lartë, do ta fusim te projekti i ri. Për kampusin kalon javën tjetër me VKM, më pas do të shikojmë nëse 21-22 do ta kalojmë me KËf ose me kampusin.
Edi Rama: Do të bëhet kampusi i ri. Po punojmë që për ju....për ty dhe shokët e ty, që mos keni taksiratet e atyre që paguan borxhet e së kaluarës
Vogëlushja: Edhe po e bëmë te Zoti do të jemi prapë ne...
Edi Rama: Po nuk diskutohet, por kur të shkojmë ti themi cfarë të mirash kemi bërë, ca të mira, se është keq puna atje...
Vogëlushja: Edhe ty ka per te thene Zoti, të lumtë që i bëre ato gjëra, ai e di
Edi Rama: Nuk e di, duhet me bërë cmos.
Vogëlushja: Ai e di...ne ta kuptojmë kur të ikim lart cfarë do të thotë ty dhe kalajamve...
Edi Rama: Për ju ai, ju ka në dritë të syrit. Ju ruajti dhe ju mbrojti. Kur të rritesh duhet të bëhesh. Kur të shkosh te gjyshi të thuash ja erdha edhe...
Vogëlushja: Më e mira...
Edi Rama: Tani shiko këtu, por porosinë e kemi cuar, dhe Ana me Elsën (dy kukulla) janë rrugës
Vogëlushja: Rri edhe një cikë, se pak ndenje
Edi Rama: Do të vij prapë, ta kam thënë fjalën, jemi edhe komshinj. Do të vij ndonjë ditë me Zahon
Vogëlushja: Pse nuk erdhi ai
Edi Rama: Është i zënë shumë, ka punë, si puna jote, rri e jep opinione.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elis: 14/12/2019 19:11

    SHKO ME GRUAN RAMA JO ME DJALIN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës