Humbi bashkëshortin në Thumanë, Klotilda Greku sistemohet në apartament të ri në Tiranë

Humbi bashkëshortin në Thumanë, Klotilda Greku sistemohet në apartament të ri në Tiranë

TIRANË- Klotilda Greku do të humbiste bashkëshortin e saj  Sajmir Grekun bashkë me vjehrrin dhe vjehrrën nga tërmeti që goditi vendin më 26 Nëntor.

Vetëm fati do e shpëtonte edhe Klotildën dhe vajzën e saj të vogël natën e tragjedisë, pasi kishte shkuar në Dibër tek prindërit e saj. Ajo u vizitua sot në banesën e saj të re në Tiranë 2+1 nga Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i garantuan mbështetje të plotë me gjithçka që ka nevojë. Krahas apartamentit të ri i cili është mobiluar me  çdo gjë të nevojshme dhe mbështetjes së menjëhershme financiare, po punohet për t'i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.

 Bashkia e Tiranës është angazhuar që bashkë me qeverinë të sistemojë me banesa dhe të mbështesë financiarisht të gjithë familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur nga Tërmeti. Nga ana tjetër, do të rindertohen të gjitha banesat e dëmtuara, ndërkohë që ato me dëmtime të pjesshme do të meremetohen.

 Deri në zgjidhjen përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonus qiraje 100 % për familjet e prekura nga tërmeti.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës