Thumana në zi! 'Zoti e vendosi sa me na marrë, e sa me na lanë'! Lamtumira për 10 viktima (VIDEO)

Thumana nuk kishte parë një tragjedi të tillë. Ditën e tretë pas tërmetit tragjik që u mori jetën shumë personave, mes lotësh e dhimbjes së thellë u është dhënë lamtumira e fundit dy familjeve që u shuan mes rrënojash nga shembja e tre pallateve në Thumanë. 

Familjes Cara tërmeti i mori 7 jetë, ku disa prej tyre ishin në lule të rinisë. Nga kjo familje humbën jetën Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç. Po ashtu humbi jetën edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.

Mes lotësh janë përcjellë për në banesën e fundit edhe viktimat e familjes Greku, në Thumanë, pasi fatkeqësisht pallati i tyre u rrënuan plotësisht. Nga kjo tragjedi humbi jetën Pëllumb Grekut, bashkëshortja e tij Çelike, dhe djalit Saimir. Ata lanë pas djalin Dorjani dhe vajzën Denisën të cilët  nuk kanë qenë në banesën fatkeqe.

Në ceremoninë mortore kishte një pjesëmarrje të madhe, të rinjë e të moshuar, miq, familjarë e qytetarë të ndryshëm që janë prekur thellë nga kjo tragjedi që gjeti Thumanën. Po kështu  të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Lezhjania: Isha në gjumë kur u hap toka! Rama: Gati t'i vendos gjoksin tërmetit, vetëm nëse vdes...

Nga Thumana, kryeministri Rama ishte edhe në Lezhë në një nga lagjet që ka pësuar dëmtime nga tërmeti duke u kërkuar banorëve që të zhvendosen në hotele. Një grua rrëfeu momentet e frikshme që kaloi kur ra tërmeti i mëngjesit të së martës. "Ishim në gjumë, u hap tavani, u hap toka, ra bufeja dhe ne mbetëm. Vajza duke qarë, u blloku adera 10 minuta, është skëter brenda. Jam 28 vite me qira, nuk kam mundësi. Asnjë ndihmë nuk kam. Kam kaluar në depresion" tha ajo.

Por Rama i kërkoi që të qetësohet duke i premtuar se do i ndihmojë të gjithë. "Shko në hotel. Do të rrish aq sa të gjejmë një zgjidhje tjetër. Shko merr ca ke për të marrë dhe nisu për në hotel dhe e mbyllim këtë muhabet. Me dalë me i vënë gjoksin tërmetit, jam gati me ia vënë, por a e mbaj dot thuaj? Mos u vononi për kokën, ikni në hotel nëse shtëpinë e keni të pabanueshme. Ti ke hall se unë do të vdes pas një jave, nëse do të vdes nuk të ndihmoj dot, por nëse jam gjallë nuk do të lë atje, do të ndihmoj.  Duhet besim dhe mirëkuptim. Ai (Zoti) që të ka lënë këtu ty dhe ka marrë ata të tjerët e ka pasur një plan, ti mos e tundo shumë. Askush s’do mbetet vetëm, vetëm ju lutem durim, durim se nuk kam shkop magjik ju lutem" i tha Rama.

Ora 17:31
'S'do ta fusni dorën në xhep, unë jam bërë si ariu i cirkut'! Rama batuta në Lezhë: Më në fund një buzëqeshje

Pas Durrësit dhe Thumanës, Rama është zhvendosur në Lezhë në një kompleks ku ka takuar disa prej familjeve që janë akomoduar. Gjatë bisedave me fëmijët dhe prindërit e tyre, kryeministri për të shtensionuar situatën ka bërë edhe disa batuta, ndërsa shkruan në facebook se më në fund 'një buzëqeshje'. "Qetësohuni, pushim dhe gjumë, mos e keni mendjen te tërmeti, do u duket sikur tundet, por nuk është e vërtetë. Kush ka nevojë për ilaçe duhet të regjistrojë emrin dhe ne do të sjellim mjekun. Ju nuk do të fusni dorën në xhep për asgjë. Unë jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë, këta më shikojnë mua sikur shikonim ne kur ishim të vegjël ariun e cirkut" thotë Rama.  

Ora 17:29
Familjet matjane që u shuan në Thumanë hapin dyert e mortit, Berisha në familjen Vata

E premtja ka hapur dyert e mortit në familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në familjet, Vata, Cuka, Çupi, Cara e Cakoni me mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime. Ish Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi ishin në familjen e Fehmi Vata që ka humbur 2 pjesëtar, mes tyre një fëmijë 6 vjeç. Bashkëshortja e Fehmiut humbi jetën duke mbrojtur njërin nga nipat ndërsa humbi jetën nipi tjetër.

Ish deputetja Dhurata Çupi tha se i gjithë Mati është në pikëllim të thellë pasi pothuajse të gjitha viktimat janë me origjinë nga Mati.

Ora 17:02
Rama rrëfen çfarë i tha i mbijetuari i vetëm i familjes Cara: Dora filloi të ftohej, të paktën të shpëtojë një fëmijë

Familja Cara nga Thumana ishte ndër më të prekurat nga tërmeti tragjik që goditi vendin, pasi humbi gjashtë anëtarë. Gruaja, dy djemtë, vajza, e fejuara e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj sot u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa i vetmi i mbijetuar i familjes Alberti u nis me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Kryeministri Rama ishte pranë të afërmve të familjes Cara, në tryezën e pasmortit sikur thotë ai. Vëllai i Albertit, Sulë Cara dhe të afërmit e tjerë tregojnë momentet e tmerrit dhe dhimbjen. "Një ndër urtësitë më të bukura të këtij populli është ajo fjala e artë, “hallin qe s’ma zgjidh të paktën ma qaj" thotë Rama.

Biseda e kryeministrit me vëllanë dhe të afërmit e familjes Cara
Edi Rama: Kjo është pafundësisht shumë për 100 vite kjo, qoftë me kaq.

Sulë Cara: Pasi nxora familjen nga shtëpia në Tiranë, vëllai i madh nuk u përgjigj dhe në orën 05:30 erdha këtu, ishte nën rrënoja. Kur erdha dëgjova britmat e para 'ndihmë, ndihmë', kur ra i dyti nuk patëm asnjë komunikim më.

Erjon Braçe: Kur ra i madhi në 07:05 mund të kishte më marrë më shumë pasi të gjithë ishin duke punuar. Unë ulërita kur filloi të dridhej, zbritën të gjithë punëtorët, ai i shkreti rrëshkiti e kapi dorën keq, u ngrit dhe erdhi Ai i 07:05 e bëri dëmin edhe më të madh, pasi po shembeshin ato ajo peshë i ka masakruar të gjithë.

Sulë Cara: Sa punonin një orë, binte tërmeti tjetër, nuk të linin lëkundjet, soleta ishte varur.

Edi Rama: Cfarë funerali me autokolonë të vdekurish, bombardim, e papërshkrueshme. Ai kur u përmend thoshte se kam pasur një për dore dhe dora ka filluar duke u ftohur dhe pas dy orësh i kanë nxjerrë. Alberti ka shtyllën kurrizore të dëmtuar, do Zoti të shpëtojë për vete...

Sulë Cara: Atë ditë ka pasur ditëlindjen e gocës....

I afërmi i familjes Cara: Alberti thoshte të lutem më thoni vetëm një fëmijë të ketë shpëtuar dhe jam në rregull. Shqiptari e ka pasur zakon, që ikën një apo dy, thoshte të rrosh me të tjerët, por ai nuk ka njeri tjetër u zhduk si familje.

Sulë Cara: Cfarë do të bëjmë me Bertin me fëmijët?! Do ta parapërgatisim por shumë vështirë. Më tha se fëmijët janë nën rrënoja.

Ora 14:14
Varrosen dy familjet Cara dhe Greku, u shuan nën rrënojat e pallateve të shembura në Thumanë (VIDEO)

Janë varrosur trupat e familjes Cara dhe Greku të cilët humbën jetën gjatë tërmetit tragjik të rënë mëngjesin e 26 nëntorit. Thumana ishte një nga qytezat që u godit më së shumti nga tërmeti 6.4 rihter duke lënë pas shumë viktima, ku më rëndë bilanci ishte tek familja Cara ku u shuan nga jeta plotë 7 persona. Ndërkohë në varrimin e këtyre dy familjeve ka qenë edhe kryeministri Rama i cili ka hedhur dhe, e dy trëndafila në nder të tyre.  

Ora 14:00
Besimtarët falin xhenazet e familjes Cara e Greku para varrosjes në Thumanë (VIDEO)

Sipas traditës Islame, familjes Cara që gjetën vdekjen gjatë tërmetit të 26 nëntorit, u është falur xhenazja dhe më pas janë varrosur. Në ktë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili ka preferuar që të qëndrojë mbrapa rrjeshtit që po falnin xhenazet. Po ashtu në këtë ceremoni është varrosur edhe familja Greku

Ora 13:55
Me dy trëndafila na duar, Rama në varrimin e familjes Cara e Greku (VIDEO)

Me dy trëndafila na duar, kryeministri Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjeve Cara dhe Greku në Thumanë.

Ora 13:21
Edhe në Korçë pllakos heshtja e mortit...I jepet lamtumira 25-vjeçares që u shua në krahët e të fejuarit në Thumanë

Edhe në qytetin e Korçës pllakosi heshtja teksa u përcoll për në banesën e fundit, 25-vjeçarja Stela Steneci, e fejuara e Almir Carës që humbi jetën me gjithë familjen e tij (përveç babait që mbijetoi) në pallatin që u shemb në Thumanë për tërmetit. Stela është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjs, nga nëna dhe vëllai i saj me të cilët jetonte. Një dhimbje e papërshkrueshme për këtë familje, e cila dy vite më parë kishte humbur edhe kryefamiljarin.

Momenti kur makina funerale merr trupin per ne banesen e fundit

Stela dhe i fejuari, Almiri
Ora 13:19
Almir Cara përcillet nga shokët për në varreza

1575029830_percillen.jpg

Arkmortet e familjes Cara po përcillen nga çadra ku po mbaheshin homazhet dhe po dërgohen për në varrezat e qytezëz. Arkomorti i 29-vjeçarit Armir Cara, është përcjellë nga shokët e tij mes lotesh. 

Ora 12:41
'Zoti kështu e mendoi, 2 me na i lënë 7 me na i marrë...' Rama vijon homazhet tek familja Greku e Cara në Thumanë (VIDEO)

Teksa kanë qenë të pranishëm në homazhet e familjeve Greku dhe Cara, Edi Rama dhe Erion Braçe janë takuar me të afërmit e viktimave. Në këto momente të trishta fjalët janë të pakta edhe për kryeministrin i cili ka qëndruar kokë ulur dhe në heshtje në nder të viktimave.

"Zoti kshu e mendoj 2 me na i lënë dhe 7 me na i marrë. Ne vetëm me qëndru se s'kemi rrugë tjetër. E kemi menaxhuar mirë. besoj se do ta kalojmë, stafi mjekësor janë aty, e kam mendu se do të jemi në një situatë shumë më të vështirë. Respekt pa fund!"  tha një famijarë teksa u takua me Ramën.

Ora 12:32
Rama mbërrin për homazhe tek familja Cara dhe Greku, e reja shpërthen në vaj në krahët e kryeministrit (VIDEO)

Në Thumanë ka mbërritur edhe kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë ceremoninë mortore të familjes Greku e Cara. Ndërkohë një vajzë e afërme e njërës prej familjeve ka takuar ndër të parat kryeministrin dhe ashtu siç shihet në video ka shpërthyer në vaj.

Ndërkohë arkmortet e familjarëve të ndjerë Greku dhe Cara po përcillen në varr. Së bashku me kryeministrin Rama, i pranishëm në këtë ceremoni të dhimbshme ka qenë edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Ora 12:28
Dorjan dhe Denisa Greku në ditën më të vështirë të jetës së tyre...Lamtumira që nuk do donin të jepnin kurrë!

Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen aksidentale të familjarëve tanë të dashur...Ky mbishkrim gjendet mbi njoftim e ndarjes nga jeta të Pëllumb Grekut, bashkëshortes së tij Çelike, dhe djalit Saimir. Fjalët më të vështira që mund të shkruanin...Janë djali dhe vajza që kanë mbetur na familja, Dorjani dhe Denisa. Ata nuk kanë qenë në banesën fatkeqe në pallatin në Thumanë, që la nën rrënoja dhjetra viktima.

greku.jpg" style="height:444px; width:780px" />

Ora 12:27
Lleshaj merr pjesë në homazhet për familjen Cara e Greku në Thumanë

1575026420_lleshaj.jpg

Në homazhet për  tu dhënë nderimet e fundit familjes Cara dhe Greku në Thumanë, ka qenë i pranishëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ndërkohë në minutat në vijim për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit pritet të vijë edhe kryeministri Rama.

Ora 12:23
YJET që u shuan...Anëtarët e familjes Cara në FOTO, jetët e këputura në kulmin e ëndrrave

Almiri 29-vjeçar dhe Stela, e fejuara e tij 25-vjeçare, u shuan nën rrënojat e pallatit në Thumanë në një moshë të re, kur sapo kishin nisur planet për të kaluar jetën bashkë. Erisa Cara 25 vjeçare, vëllai tjetër i saj Hasani, 18 vjeç, nëna e tyre Fatmira 53 vjeç, janë familja që u shua nga tërmeti i së martës që shkundi Shqipërinë duke lënë dhjetra viktima. Në njofitmin e ndarjes nga jeta të tyre, janë edhe Anthi Cara, vajza e xhaxhit të tyre, dhe mbesa e saj Sadajana, vetëm 21 vjeç. Almir Cara mbijetoi, pa e ditur se në Thumanë sot po i jepet lamtumira e fundit bashkëshortes  dhe tre fëmijëve të tij. E mbijetuar është edhe Lindita Cara, nëna e Sadajanës, e cila shpëtoi nga një mrekulli pas orëve të tëra nën rrënoja duke u nxjerrë gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Nena me dy djemte dhe vajzen, dhe nusja e djalit

1575026612_familjacara.jpg

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 29/11/2019 19:16

    Nqs hiqen kolonat mbajtese sepse prishin bukurine, shtohen katet dhe zgjerohen ambjentet eshte e natyrshme qe termeti do ta fundose ndertesen. Mjere ai vend me ata persona te papergjegjshem qe ka.

    Përgjigju
  • arifi: 29/11/2019 18:30

    NUK ISHTE VETEM ZOTI SHKAKTARI KRYESOR ,,,POR DHE PAPERGJEGJSHMERIA E QEVERISE QE NUK E KA CARE KOKEN PER TE BERE KONTROLLE NE SHTEPI E PALLATE,,,E KANE LENE POPULLIN NE MESHIREN E FATIT,,,POPULLI TE BEJE PYETJEN PSE NUK BIEN APO DEMTOHEN SHTEPITE E PALLATET E POLITIKO--QENEVE TE SHQIPERISE,,,MENJEHERE DUHET TE ARRESTOHET DAKO DHE KRYEBASHKIAKET E TJERE PARA TIJ NE DURRES,,PO ASHTU ATA NE KAVAJE,,LAC,,LEZHE,,PRA PROKURORIA TE HETOJE LEJET E DHENA NE VITE,,,ME PERGJEGJES PER C'DO PALLAT TE RENE APO TE DEMTUAR,,,,,VETEM KESHTU DO ECIM PARA,,,PO U PERPOQEM TE FSHEHIM KRIMET URBANISTIKE TE BERA NE DURRES-GOLEM E KUDO NE SHQIPERI,,,,DO KTHEHEMI NE QEVERI QE MBLEDH VETEM KUFOMA,,,ME BUZEQESHJE SIC PO BEN RAMA SOT....

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 29/11/2019 14:05

    Edi Rama respekt hallall qumshti nënës. ZOTI ta shpërbleft për gjithçka.JE BURRR I VËRTET SHTETI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë