Do t’ju shemben shtëpitë, banorët e 5 Majit takohen me Presidentin: Nuk ka asnjë marrëveshje për ne, ajo është e paligjshme! Meta: Po i shkatërrohen pronat pa garanci të rregullt ligjore

Banorët e zonave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, si dhe banorët e 5 Majtit, të cilët preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Ilir Meta.

Banorët e ‘5 majit’, ‘Laprakës’, ‘Paskuqanit’ dhe të ‘Kombinatit, thanë se presidenca është i vetmi institucion që ka dëgjuar problemet e tyre. Ato thonë se nuk janë dakordësuar me bashkinë, kjo për faktin se sipas tyre akt-marrëveshja është e paligjshme.

‘Presidenca është i vetmi institucion që na ka pritur dhe na ka dëgjuar me vëmendje. Qeveria nuk na ka dhënë asnjë shpjegim, se ku do të shkojmë. Ne kemi kërkuar që të na vihet në dispozicion si mund të na nxjerrin jashtë ne dhe nuk na japin asnjë garanci. Ky ishte akti i fundit, në do ë ndjekim të gjitha rrugët edhe ligjore edhe institucionale. Ne ndodhemi në një gjendje të rëndë. Ku është aktmarrëveshja? Nuk ka! Aktmarrëveshja është në kundërshtim me ligjin. Unë do të vendos për të sotmen. Është një marrëveshje e paligjshme, kështu na kanë thënë. Përderisa kohë nuk ka vlerë juridike nuk është aktmarrëveshje.’- u shpreh një nga banorët.

Meta reagoi pas këtij takimi, ku i konsideroi legjitime kërkesat e banorëve. Sipas Metës, ata po braktisen, ndërsa hedha akuza për 'interesa okulte' që kërkojnë të  shkelin të drejtën e tyre, teksa shtoi se banorëve po i shkatërrohen pronat pa garanci të rregullt ligjore.

Kujtojmë se banesat e disa prej qytetarëve në zonën e ’5 majit’ në njësinë nr.4 janë shembur edhe sot nga IKMT. Banorët kërkojnë që të kompensohen nga bashkia dhe të kenë një marrëveshje të drejtë me bashkinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Meta pas takimit me banorët e 5 Majit: S'mund të braktisen e të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit me banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit në Tiranë, të cilët prej javësh protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, teksa preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se banorët nuk mund të braktisen, ndërsa hedha akuza për 'interesa okulte' që kërkojnë të  shkelin të drejtën e tyre. Meta thekson se do të bëjë gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet.

"Prita sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të banorëve protestues të zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në kryeqytet. Më informuan në detaje lidhur situatën e dhembshme dhe antikushtetuese që po ndodh me shpronësimin arbitrar të banesave dhe pronave të tyre dhe me faktin e mungesës së dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre legjitime nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Banorët më deklaruan se janë të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por ata nuk mund të braktisen dhe të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre jetike pronësore duke u shkatërruar pronat, pa kontrata dhe garanci të rregullt ligjore. Duke  vlerësuar shqetësimet e tyre, i garantova se do të bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore dhe zyrtare, me të gjithë mbështetjen time të plotë institucionale, për të legjitimuar kërkesat e tyre që meritojnë të marrin përgjigjen e duhur nga organet përkatëse administrative e ligjore. Beteja demokratike për një shoqëri të drejtë dhe mos lejimin e kapjes së shtetit ka nevojë për ndërgjegjësimin e opinionit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe unifikimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zhvillim e prosperitet", shkruan Meta.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 09/02/2022 14:40

    Edhe jue merreni me menyre erzhente presidentin e shkoni nga keni ardh or taj. Ptuuuu, zhulsa malesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër