ELBASAN – Vendimi për të transferuar vartësin, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën Drejtorit të Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati. Burime për A1 REPORT thonë se efektivi i policisë ka kërcënuar me armë shefin, ndërsa Nallbati ndodhej në zyrën e tij. Transferimi në një tjetër pozicion nuk është pranuar nga polici dhe për këtë arsye ka debatuar me kryepolicin Nallbati, duke përfunduar në kërcënim me armë.
Sakaq, zoti Nallbati thotë për A1 REPORT se ka pasur debat me një punonjës të policisë, por mohon të jetë kercenuar me armë.
Ndërkohë, punonjësi i policisë së Elbasanit u ndalua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

(Në foto: Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com