“Do të rilindim”, nëpërmjet këngës artistët sjellin shpresë për ditë më të mira (VIDEO)

Kemi hyrë në javët vendimtare të luftës kundër koronavirus, por ashtu sic cdo ditë, të gjithë artistët kanë vijuar me mesazhe optimiste, për të mbajtur lart shpresën se ditë më të  mira do të vijnë. Nga e gjithë bota, krijimtaria artistike po frymëzohet nga situata e krijuar nga koronavirus dhe po sillen vazhdimisht këngë të cilat përmbajnë mesazhet se përvecse duhet të ndjekim rregullat, duhet të bëhemi njerëz më të mirë dhe të dhurojmë dashuri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Këngëtarja këndon në dritare “I’m alive”, Elhaida Dani: Kam nostalgji për gjërat e vogla! (VIDEO)

Shpresa që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja tek artistët është e madhe. Prandaj, ata kanë zgjedhur që përmes artit të tyre të këndojnë, interpretojnë edhe përforcojnë, duke përcjellë edhe mesazhe optimiste për shqiptarët. Këngëtarja Elhaida Dani këndon këngën më të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong para disa viteve, “I’m alive’ në dritare. Artistja shprehet se ka nisur të vlerësojë më shumë gjërat e vogla që e rrethojnë, edhe pse ka besim se kjo situatë do të përfundojë shumë shpejt.

Ora 11:31
Aktori Ilirian Ali interpreton poemën “Atdheu” të Hysni Milloshit (VIDEO)

Aktori Ilirian Ali kësaj here nga shtëpia interpreton“Atdheun” e Hysni Milloshit. Kjo poemë është vlerësuar, si një ndër më të arrirat e poetit, sa i përket kontributit të tij në letërsinë shqipe.

Ora 11:28
Performanca e Igli Mezinit, balerini fton miqtë në xhunglën e tij (VIDEO)

Balerini i njohur Igli Mezini, i cili prej disa vitesh punon si pjesë e trupës së baletit të Angjelin Preljocat në Paris, sjell një performancë artistike, edhe fton miqtë në xhunglën e tij.

Ora 11:25
Alesia Xhemalaj: Shumë agime s’kanë zbardhur ende (VIDEO)

Aktorja Alesia Xhemalaj këto ditë është vetizoluar në shtëpinë e saj. Përmes një apeli thotë se duhet që të qëndrojmë në shtëpi këtë periudhë, që të jemi sa më shpejt nesër sërisht bashkë.

Ora 11:20
Baritoni këndon “Vitet më të mira të jetës sonë” të Renato Zeros, si tribut për Italinë (VIDEO)

Baritoni Gëzim Myshketi, i cili këto ditë është i vetizoluar në Itali, ku edhe ka ndërtuar karrierën e tij artiske, ka zgjedhur që t’i kushtojë këtij vendi këngën “Vitet më të mira të jetës sonë”  (I migliori anni della nostra vita) të Renato Zeros. Apeli i artistit për miqtë e tij është “asnjë natë nuk zgjatë pafundësisht, mbase nesër zbulojmë, se ky trishtim s’ka ekzistuar”.

Ora 10:53
Në shqip! Gjimnazistja nga Serbia tregon ku dallon jeta e saj në izolim nga ajo e bashkëmoshareve shqiptare (VIDEO)

Kristina Milonovic është një gjimnaziste nga Serbia, e cila ashtu si shumë bashkëmoshatare të tjera të saj në të gjithë botën, është e detyruar të qëndrojë mbyllur.

Një ditë e saj nuk është shumë ndryshe nga ajo e cdo gjimnazisti në vendet e tjera, rrjete sociale, filma, libra.

Dhe në fakt, ashtu si shumë të rinj të tjerë Kristina tregon se kjo periudhë e ka afruar edhe më shumë me familjen. Ajo tregon në një video selfie për emisionin “Rreze Dielli” në ReportTv  disa momente gjatë ditës së saj, u duket se është edhe një fanse e shahut.

Ora 10:03
“Rinascerò, Rinascerai”, kënga që po kthehet në ‘kolonën zanore’ të luftës për jetën! (VIDEO)

Që prej ditës së parë të publikimit të saj, “Rinascerò, Rinascerai” e këngëtarit italian Roby Facchinetti është kthyer shumë shpejt në një burim shprese, të dëshirës që shumë shpejt koronvirus do të përkasë të shkuarës dhe jeta do të ‘rilindë’.

Një këngë që lindi nga artisti i njohur italian duke parë gjendjen në qytetin ku jeton, Bergamo, një nga zonat më të prekura nga koronavirus në Itali.

Me nota frymëzuese për një të nesërme më të mirë, ““Rinascerò, Rinascerai” të bën të reflektosh. Të reflektojmë, që të mund të përpiqemi të krijojmë një botë më të mirë, ose të paktën të ndërtojmë një botë më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë, një botë më të drejtë, ku ne mund të marrim frymë më shumë dhe ku natyra do të ketë më shumë hapësirë, në mënyrë që të gjithë, të mund të rilindim!

Ora 10:02
Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj italian këndojnë “To make you feel my love” të Bob Dylan (VIDEO)

Nga Italia, aty ku ka gjetur dashurinë e jetës së saj, por ku po kalon edhe momentet e karantinimit, këngëtarja e njohur shqiptare Hersi Matmuja ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një duet me bashkëshortin e saj Italian Jacopo Conoci, të cilët sjellin një nga këngët më të bukura që I ka rezistuar kohëve të Bob Dylan “To make you feel my love”.

“Tragjedia e papërshkrueshme e kaq shumë jetëve që papritmas zhduken, kërkon që ata që mbeten, të jetojnë me një sens qytetar dhe në dashuri. Një këngë e bukur e vogël, në këtë moment të dhimbjes së madhe me shpresën se nuk do të humbasim.”shkruan këngëtarja.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja