Ndërsa ka nisur të vadisë lulet, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen. Ngjarja është shënuar në fshatin Strumë të Fierit. 45 vjeçari B.Selimaj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë momentit që po kërkonte të lidhte pompën e ujit për vaditje. Ai është gjetur i pajetë nga familjarët në afërsi të banesës. Gjithsesi prokuroria ka marrë dosjen përkatëse.