LEZHË-Parandalohet një ngjarje kriminale. Dy persona janë arrestuar nga efektivët e policisë pak para se të vendosnin në zbatim planin e tyre për të qëlluar një person dhe për t'i grabitur makinën. Dy të arrestuarit janë; S. H. 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan dhe M. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll.
Sipas policisë, 18-vjeçari ishte porositur nga 43-vjeçari dy ditë më parë që gjatë orëve të vona të natës së djeshme të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një personi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë, identiteti i të cilit nuk jepet për arsye hetimi. Pasi të qëllonte në drejtim të tij, ai do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t'u larguar.
Por, falë informacionit policia ndërhyri duke kapur në flagrancë 18-vjeçarin në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :
-një armë zjarri automatik kallashnikov
-një karikator me fishekë 30 copë
-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56
-një kapuç ngjyrë të zezë
-një palë doreza ngjyrë të zezë
- dy aparate telefoni celular të markës Samsung

Arma, kapuçët, fisheket e sekuestruar dhe arrestimi i autorit
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S. H.
Komente










Ti dërrmojnë!
PërgjigjuFilm me ngjyra
Përgjigju