Dobësohuni dhe argëtohuni me kacavjerrjen
Sporti i kacavjerrjes është aktiviteti më i mirë fizik që vë në lëvizje të gjitha muskujt e trupit. Përfitimet që ka trupi jonë në
Sporti i kacavjerrjes është aktiviteti më i mirë fizik që vë në lëvizje të gjitha muskujt e trupit.
Përfitimet që ka trupi jonë në ushtrimin e këtij sporti të ri në Shqipëri, që pak njihet nga ne, janë të shumta. Ne kryejmë aktivitet fizik pa e kuptuar lodhjen pasi çdokush që e ushtron kacavjerrjen ka si qëllim të shpallë një sfidë qoftë vetës së tij, qoftë grupit apo shokut që garon.
Ky lloj sporti mund të kryhet edhe si garë dhe ka në vetvete argëtimin duke ndjekur një intinerar që arrin në majën më të lartë.
Elion Çikopano, i riu që bashkë me miqtë e tij amerikanë dhe shqiptarë ka mundur ta sjell këtë sport edhe në Shqipëri duke hapur një palestër, ku mund të ushtrohen por edhe të argëtohen në mënyrë që ta zhvillojnë edhe më tej këtë sport në terren.
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)Ne e intervistuam Elionin për të na treguar më tepër për këtë sport dhe për përfitimet fizike që na jep ushtrimi i tij.
Elioni tha se kacavjerrja përveçse është një sport që të jep shumë kënaqësi në të njëjtën kohë kryhen edhe një aktivitet fizik më të mirë se palestra pasi ky lloj sporti ka në vetvete sfidën dhe ata që e ushtrojnë në moment nuk e vënë re që përveçse po argëtohen ata po vënë në lëvizje të gjitha muskujt.
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)“Kacavjerrja bën një koreografi të të gjithë muskujve të trupit dhe më pas vënë re që trupi i tyre është tonifikuar”, tha Elion Çikopano.
Palestra e kacavjerrjes është e ndërtuar me mure të cilat kanë relieve të ndryshme. Gurët e vendosur në mure janë me ngjyra dhe forma të ndryshme që përfaqësojnë shkallën e vështirësisë së tyre sipas ngjyrave.
(Në foto: Duke u kacavjerrë në palestër)Elioni na tregon gurët që janë përcaktuar me V0. Ato kërkojnë një forcë më të vogël për t`u kacavjerrë. Ndërsa gurët me V7 kërkojnë më shumë forcë për t`u ngjitur në krye të palestrës.
Sporti i kacavjerrjes është ndër trendet e sportit në Shqipëri në të cilën të rinjtë por edhe fëmijët i përkushtojnë një kohë të caktuar qoftë për argëtim por edhe për të vënë në lëvizje të gjitha muskujt.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31