Dobësohuni me
kanellë dhe xhenxhefil

Dobësohuni me<br />kanellë dhe xhenxhefil
Çaji me kanellë ose me xhenxhefil është mënyra më e lehtë për të hequr dhjamin në zonën e barkut. 
Shumë këshilla mund t`iu vijnë në ndihmë për t`u dobësuar, por ky çajI është shumë i lehtë për t`u përgatitur.

Konsumimi i çajit të kanellës me xhenxhefil ju ndihmon të humbisni kilogramët tuaj të tepërt.

Kjo pije gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke e bërë trupin të shpenzojë më shumë kalori, ndërsa xhenxhefili vepron si një element për parandalimin e oreksit.
Për të konsumuar këtë pije ju mund ta përgatisni në këtë mënyrë:

Në një litër ujë hidhni pak xhenxhefil dhe 3 shkopinj kanelle. Të gjithë përbërësit i përziejmë në një enë për rreth 5 deri 10 minuta. Pastaj hiqeni enën nga zjarri, lëreni të ftohet pija, filtrojeni dhe vendoseni në frigorifer. 

Nëse ju preferoni mund të përdorni sheqer diabetik ose mjaltë për ta shoqëruar. Pini një filxhan nga kjo pije para çdo vakti.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar