"Një hapësirë, ku libri të ketë vendin që meriton". Ky është Panairi i Librit të Përdorur, i cili po qëndron i hapur këto ditë tek E7E.
Për të gjithë vizitorët librat janë me 10%-20% ulje. E7E është një kafe - librari e vockël por shumë e përshtatshme, që për nga pamja ngjan me një kafe klasike, por nga mosha e librave që mbushin raftet është tipike, e vjetër dhe e brishtë në të njëjtën kohë.
Edhe çmimet e këtyre librave ndryshojnë nga ato të librarive klasikë, sepse vendosja e çmimit nuk është më një proces i marketingut të produktit libër, por një vendim dashamirës.
"Bukinisti Mendel", është një nga novelat e Cvajgut. Historia e tij është ajo e një shitësi të librave antikë që kalonte ditët në 'Café Gluck' në Vjenë, në vitet para të Luftës së Parë Botërore, fillimin e së cilës ai, i zhytur gjithmonë në lexime, as e mori vesh.
Thuhet se "Një qytet nuk mund të kuptohet pa një vend të tillë bukinist". E aq më pak një kryeqytet.
Ndaj suksese organizatorëve të këtij panairi shumë të veçantë duke dashur që të shtohen të tillë syresh, për atë dashuri që një libër i mirë të fal.
ATSH









