TIRANË, 8 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ne ditën e Rinisë, 8 Dhjetor, kane kërkuar edhe njëherë hapjen e dosjeve të regjimit komunist.
Deputetjta e Partisë Demokratike nuk i është bashkuar aktivitetit të Partisë së saj organizuar në qytetin Studenti, por ka zgjedhur ta kutjojë ndryshe këtë ditë, duke ngritur zërin për hapjen e dosjeve. Të njëjtën rrugë ka zgjedhur dhe kreu i PDIU-së, që së bashku me Dodën organizuan një takim të veçantë me përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit, ku prezantuan projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve. "Disa njerëzve s'u ka pëlqyer të kenë përballje në Parlament, por ligji u depozitua, e ka firmosur Dashamir Shehi", tha Doda.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e quajti 8 dhjetorin datë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila duhet të shënojë edhe një moment reflektimi.
-Doda dhe Idrizi dorëzuan një javë më parë projektligjin për hapjen e dosjeve-
 
Një javë më parë kanë qenë pikërisht dy deputetët, Mesila Doda e PD-së dhe Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që dorëzuan zyrtarisht projektligjin në kryesinë e Kuvendit."Sigurisht që ne e kemi firmosur në cilësinë e deputetëve, që e mbështesin këtë nismë dhe do të jemi për ta mbrojtur patjetër. I kërkoj që të gjithë kolegëve të mi të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë të partive të tjera, të jenë të pranishëm për ta mbështetur këtë nismë ligjore. Paraqitja e ligjit përveçse një mbështetje ndaj një nisme të shoqërisë civile, është padyshim një vendim i marrë dhe një premtim i bërë ndaj elektoratit. Ndaj, ky është një proces që nuk do të ketë kthim mbas dhe nuk mundet që të tërhiqemi për asnjë arsye", tha Doda pas dorëzimit të ligjit në fjalë në Kuvend. /a.ke/