TIRANE- Pas dhënies së vendimeve nga Gjykata e Apelit ndaj 6 të pandehurve lidhur me skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë, kanë ardhur edhe reagimet nga politika. Apeli ka ndryshuar masën e dhënë nga Shkalla e Parë për Ardian Fullanin dhe 4 inventarizuesit duke vendosur “arrest shtëpie”, ndërsa ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” vetëm për Inspektorën e Përgjithshme të BSh, Elivar Golemi. Deputetja Mesila Doda ndalet pikërisht tek ky vendim, duke shtruar pyetjen se “A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg ndërsa Fullani është jashtë?”.
 
Deputetja demokrate vijon me tej, duke shprehur shqetësim lidhur me pamundësinë e një drejtësie të barabartë për gratë dhe burrat. Duke iu referuar vendimeve të Apelit, deputetja Doda i ka kërkuar KLD-së që të vlerësojë dy standardet e gjykimit.
 
“Para disa muajsh ishim se bashku me zonjat e tjera te parlamentit ne burgun e grave. Shqetesimi i tyre me i madh ishte pamundesia per nje drejtesi te barabarte dhe trajtim te njejte me burrat. Nisur nga ky shqetesim u be nje pune e mire per te futur grate ne listen e amnistise se vjetshme Po sot cfare kuptimi ka drejtesi e barabarte per te gjithe??? A ka kuptim Elivar Golemi ne arrest me burg ndersa Fullani eshte jashte???Nuk ka as rrezik publik e as mundesi per te tjetersuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim per trajtim ndryshe nuk ka. Me kete rast ftoj KLD te vlersoj dy standartet e gjykimit dhe gjithe shoqatat ne dobi dhe mbrojtje te gruas te trajtojne dhe shprehen per kete rast”, shkruan deputetja Mesila Doda në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)