Dodik: Të ndahet veriu, pastaj bisedime

Dodik: Të ndahet veriu, pastaj bisedime
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pa territorin në veri, shkruajnë mediat në Kosovë. 

Dodik që është ideator i ndarjes së Bosnjës, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ngelet në Serbi dhe të pranohet realiteti për pjesën tjetër në bisedimet e ardhshme..

“Nga ana tjetër, Serbia duhet ta ketë të qartë që kthimi i Kosovës në aspektin politik është i pamundur. Nuk është vetëm humbje siç e paraqesim në Serbi. Duhet të mblidhemi e ta shohim realitetin, ta shohim këtë si një dhuratë. Veriu i Kosovës është realiteti”, ka thënë Dodik.

Gjysma e Bosnjës është nën kontrollin e serbëve të Bosnes, ku Dodik kishte kërcënuar me referendum për pavarësi nga Federata Bosna e Hercegovina. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi