TIRANË, 11 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Dogana e Kapshticës zbuloi sot 5 klandestinë të fshehur në një kamion.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës, ditën e sotme rreth orës 16:30, në Degën Doganore të Kapshticës, doganierët e kësaj dege, së bashku me forcat e Policisë së Shtetit, pas dyshimeve të lindura nga kontrolli i një kamioni që vinte nga Turqia, kryen kontrollin fizik të tij duke zbuluar brenda në mjet të fshehur 5 klandestinë".
Dogana e Kapshticës zbulon 5 klandestinë të fshehur në një kamion
Kamioni me targa 35 S 24 27 kishte hyrë në territorin doganor në Kapshticë ditën e sotme, i ngarkuar me elektroshtëpiake. Në fillim doganierët kanë konstatuar cënimin e elementëve të sigurisë, kavo ishte shkëputur dhe më pas e bashkuar formalisht. Menjëherë është kryer kontrolli fizik i mjetit, me praninë edhe të forcave të policisë, duke zbuluar 5 klandestinët e fshehur brenda në kamion.
Dogana e Kapshticës zbulon 5 klandestinë të fshehur në një kamion
Itinerari i përshkuar nga ky mjet ishte Turqi-Greqi-Shqipëri. Në vendngjarje gjenden edhe forcat e Policisë së Shtetit të cilëve i kanë materialet për procedim të mëtejshëm.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që Dogana Shqiptare zbulon klandestinë të fshehur në kamion, pas atij të ndodhur në 11 Nëntor 2014 në Doganën e Tiranës ku u zbuluan 7 klandestinë të fshehur në një kamion i cili vinte po nga Turqia./a.g/