Dogana në ishullin e Korfuzit nuk do të ofrojë shërbim gjatë natës

Dogana në ishullin e Korfuzit nuk do të ofrojë shërbim gjatë natës

Një vendim i autoriteteve të doganës së portit të Korfuzit pritet të sjellë jo pak probleme gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë. Bëhet fjalë për një vendim të datës 16 maj, me anë të të cilit është vendosur mbyllja dhe ndëprerja e shërbimeve doganore nga ora 12 e mesnatës deri në orën 06:30 të mëngjesit.

Arsyeja e ndërprerjes së shërbimeve në këto orë, sipas palës greke, është mungesa e personelit. Ky vendim pritet të sjellë jo pak anomali, pasi operatorët tashmë kanë lidhur kontrata me agjencitë turistike partnere për të siguruar transportin nga Korfuzi drejt Sarandës edhe në orët e natës me tragete charter.

Por, vendimi i autoriteteve greke, sipas kreut të shoqatës së operatorëve turistikë në Sarandë Arben Çipa pritet të sjellë edhe një minus për udhëtimet turistike drejt Sarandës, pasi turistët do të duhet të kalojnë natën jashtë ambienteve të portit deri në orën e hapjes së doganës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot