TIRANË - Partia Demokratike ka sulmuar drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali. Me një deklaratë për shtyp kjo parti i referohet deklaratës së Spiropalit se "në dy vitet e fundit, Drejtoria e Doganave nuk paska bërë asnjë kallëzim penal mbi rastet e shkeljes së ligjit".
"Drejtoresha e doganave gënjen dhe janë faktet që e nxjerrin atë zbuluar. Për vitin 2012 administrata doganore ka bërë 55 kallëzime penale. Për vitin 2013, 45 kallëzime penale. Pra në dy vitet e fundit, doganat kanë bërë 100 kallëzime penale, dhe kjo është e dokumentuar dhe lehtësisht e verifikueshme. Si mundet që 100 kallëzime penale, të shihen nga qeveria e re dhe drejtoresha e re si 0 kallëzime penale?", shpjegon PD.
Më tej PD vijon saktësimin se në dy vitet e fundit janë sekuestruar mijëra koli me cigare kontrabandë, janë sekuestruar kontenierë me naftë kontrabandë dhe janë kapur shumë raste të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë. Të gjitha, raste të referuara në prokurori. Për këtë arsye, Drejtoria e Doganave ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga Bashkimi Europian dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe këto janë reflektuar në raportet e tyre.
Drejtoresha e doganave gënjen, pasi me sulmet ndaj administratës së mëparshme kërkon të fshehë emërimet politike që ka bërë e po bën në dogana, siç janë ato të caktimit të drejtuesve dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në rrethe si kryedoganierë, si në rastin e Durrësit, Rinasit, Shkodrës dhe Sarandës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com