Doganat, 1.1 miliardë euro për 6-mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës

Doganat, 1.1 miliardë euro për 6-mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës

Tabela e të dhënave për të ardhurat totale

“Rritja e qëndrueshme e kërkesës për konsum, kryesisht për mallrat e akcizës, si karburante, cigare, kafe dhe pijet alkoolike, si dhe mireadministrimi doganave, kanë sjellë rreth 1.1 miliardë euro të ardhura nga doganat për gjysmën e parë të vitit”, thane per Monitor burimet zyrtare nga DP Doganave.

Sipas statistikave zyrtare, të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2024 u realizuan në vlerën 110 miliardë lekë, ose rreth 7 miliardë lekë ose reth 70 milion euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, si dhe duke tejkaluar të ardhurat e planifikuara doganore për 6-mujorin e vitit 2024.

Vlen të theksohet se tejkalimi i planit në gjysmën e parë të vitit është arritur pavarësisht efektit të madh të humbjes ne te ardhurat doganore që vijon të shkaktojë rënia e kursit të këmbimit te euros e dollarit amerikan, që për këtë hark kohor përllogaritet në 10,8 miliardë lekë.

Efektin kryesor te te ardhurat nga doganat e kane dhene të ardhurat nga akciza në 6-mujorin e parë te vitit 2024 kanë arritur në nivelet më të mira historike me + 13,800 ton karburant, + 95 ton cigare, + 101 ton kafe dhe + 2900 ton birrë./Monitor

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari